Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mbetën të bllokuara në Shpellen e Pëllumbasit, dy turistet holandeze shpëtohen nga Policia e Shtetit

Shkruar nga Newsbomb
Mbetën të bllokuara në Shpellen e Pëllumbasit, dy turistet
Foto nga vendngjarja

Dy turiste nga Holanda janë shpëtuar nga Policia e Shtetit pasi mbetën të bllokuara në zonën e Shpellës së Pëllumbasit, në fshatin Pëllumbas të Tiranës. Ndërhyrja u bë pas marrjes së sinjalizimit se njëra prej tyre kishte dëmtuar këmbën si pasojë e një rrëzimi, duke e bërë të pamundur lëvizjen në terrenin e vështirë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Policinë Alpine të Forcës Kombëtare të Sigurisë, organizuan menjëherë një operacion kërkim-shpëtimi. Pas lokalizimit, dy turistet u nxorën në siguri. Turistes së dëmtuar iu dha ndihma e parë dhe më pas, në bashkëpunim me ekipin e ambulancës, u transportua në Spitalin e Traumës për trajtim mjekësor, ndërsa turistja tjetër u shoqërua në një zonë të sigurt.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Policia e Shtetit shpëton dy turiste holandeze që kishin mbetur në Shpellën e Pëllumbasit.

Pas marrjes së njoftimit se dy turistet kishin mbetur të bllokuara në zonën e “Shpellës së Pëllumbasit”, pasi njëra prej tyre kishte dëmtuar këmbën si pasojë e një rrëzimi, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Policinë Alpine të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Tiranë, organizuan operacionin e kërkim-shpëtimit.

Pas lokalizimit në një terren të vështirë, shërbimet e Policisë bënë të mundur nxjerrjen e dy turisteve nga Holanda, të cilat hasën vështirësi gjatë eksplorimit të natyrës në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”, në fshatin Pëllumbas.

Punonjësit e Policisë i dhanë ndihmën e parë turistes së dëmtuar dhe, në bashkëpunim me shërbimin e ambulancës, e transportuan në Spitalin e Traumës për trajtim mjekësor, ndërsa turistja tjetër u shoqërua në një zonë të sigurt.

Dy turistet nga Holanda falënderuan shërbimet e Policisë dhe strukturat mbështetëse për reagimin e shpejtë, profesionalizmin dhe ndihmën e ofruar.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe turistëve, duke i ftuar ata që për çdo problematikë apo situatë emergjente të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese