Hapësire reklamuese

Aktualitet

Krijohet Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, Këshilli i Ministrave merr vendimin e rëndësishëm për mbrojtjen e konsumatorit

Shkruar nga Newsbomb
Krijohet Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, Këshilli i
Foto ilustruese

Një institucion i ri publik është krijuar me miratimin e Këshillit të Ministrave. Inpektorati Qëndror i Mbikëqyrjes së Tregut do të jetë përgjegjës për organizimin, funksionimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore dhe do të garantojë sigurinë për konsumatorët.

Ky vendim sjell një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si organizohet dhe funksionon mbikëqyrja e tregut në Shqipëri. Në thelb, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) do të ketë një rol më të gjerë se sa thjesht kontrolli i tregut, ai do të mbajë përgjegjësi për zbatimin e ligjeve që lidhen me mbrojtjen e konsumatorit, pronësinë industriale, të drejtat e autorit, metrologjinë, si edhe kontrollin e produkteve të pastrimit që qarkullojnë në treg.

IQMT do të funksionojë si një drejtori e përgjithshme me autoritet në të gjithë territorin e vendit. Në krye të tij do të jetë një kryeinspektor qendror, i cili do të caktohet nga Kryeministri, bazuar në propozimin e ministrit përgjegjës për fushën e tregtisë.

Vendimi parashikon riorganizimin e Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut në një formë të re. Deri në përfundimin e procesit të riorganizimit, që duhet të mbyllet brenda gjashtë muajve, institucioni aktual do të vazhdojë të punojë sipas strukturës ekzistuese.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese