Hapësire reklamuese

Aktualitet

Robert Aliaj shpërthen keq ndaj bamirsave shqiptarë: Qeniet më të ndyra në botë, janë bërë milionera nga donacionet! Japin një qese dhe filmojnë me 4 kamera

Shkruar nga Newsbomb
Robert Aliaj shpërthen keq ndaj bamirsave shqiptarë: Qeniet më
Robert Aliaj dhe disa nga bamiresat shqiptare

Artisti i njohur Robert Aliaj Dragot ka bërë një reagim të ashpër ndaj shoqatave të bamirësisë që veprojnë në Shqipëri, duke i akuzuar drejtuesit e tyre se janë bërë milionera me paratë që qytetarët japin për donacione.

Gjatë një dalje televizive, Roberti tha se këto shoqata bamirësie që kanë lulëzuar në Shqipëri gjatë viteve të fundit, u marrin nderin dhe dinjitetin familjeve të varfëra, duke ju vënë mbi kokë 4 kamera për një qese mëshire, siç e quan ai pakon ushqimore.

"Këta bamirësit shqiptarë, që janë gjëja më lëtyrë që ka shpikur ky 20 vjeçari i fundit, shkojnë dhe bëhen milionerë duke shfrytëzuar donacionet dhe duke çuar nga një qese mëshire në disa shtëpi.

Një qese kaq e vogël (tregon me duar), me 4 kamera. Nuk ka gjë më të ndyrë, më imorale në botë. Edhe bën një gjoja bamirës. Nëse do bamirësi, ti e bën në mënyrën më individuale.

Ti shkon vet, edhe e respekton tjetrin, jo t'i marrësh erzin dhe ta nxjerrësh një familje varfanjake. Ne jemi krenarë si komb dhe nuk kemi qejf të dukemi si varfanjakë, dhe kemi të drejtë, pse duhet të dukemi", u shpreh artisti Robert Aliaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese