Hapësire reklamuese

Politikë

Laura Kërtalli, ekselentja që mori medalje nga Edi Rama dhe refuzoi 100% bursën amerikane, për Shqipërinë! Fjalimi arabisht në Kryeministri dhe propozimi për partinë e të rinjve (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Laura Kërtalli, ekselentja që mori medalje nga Edi Rama dhe refuzoi
Laura Kertalli 2 vite me pare ne Kryeministri - Sot ne bulevardin e protestes

Ajo është pothuajse çdo mbrëmje në protestë dhe artikulimi brilant ka marrë vëmendjen e qytetarëve. Është pikërisht vajza me shami, dikur gjimnaziste ekselente e nderuar nga vetë Edi Rama në Kryeministri, sot studente e Arkitekturës, Laura Kërtalli.

Dy vite më parë, Laura ishte mes 162 studentëve të ftuar në kryeministri nga Edi Rama dhe ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, për të marrë Medaljet e Ekselencës, për rezultatet e tyre të shkëlqyera gjatë gjimnazit dhe maturës shtetërore.

Ajo u bë shpejt e njohur në internet për shkak të një fjalimi të mprehtë që mbajti në krah të kryeministrit dhe ministrit, por edhe për citatet në arabisht nga Kurani.

Sot, Laura Kërtalli vazhdon studimet në Shqipëri dhe pavarësisht se ju ofrua bursë 100% në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo e refuzoi. Një veprime që jo çdokush do ta bënte sepse studimet në SHBA dhe një bursë e plotë, janë ëndërr për çdo student.

Patosi për Shqipërinë me të cilin foli në prani të kryeministrit Edi Rama kur sapo kishte përfunduar gjimnazin në Shijak, vazhdon ende, madje më i zjarrtë.

Fjalimet e saj kanë fituar simpati të gjerë dhe Laura Kërtalli tani po artikulon idenë e krijimit të një partie të re politike, e cila do të përfaqësojë idetë dhe aspiratat e të rinjve shqiptarë, kundër klasës së vjetër politike.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese