Hapësire reklamuese

Politikë

Nga një korriku pensionet indeksohen me 2.7%, ministrja Delina Ibrahimaj: Ka rreth 900 mijë përfitues

Shkruar nga Newsbomb
Nga një korriku pensionet indeksohen me 2.7%, ministrja Delina Ibrahimaj:
Delina Ibrahimaj

Ditën e sotme është mbajtur mbledhja e Këshillit të Ministrave, dhe në përfundim të saj janë komunikuar vendimet e marra. Ku  vendimi i parë i komunikuar nga ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj, ishte indeksimi i pensioneve me 2.7 % duke filluar që prej 1 Korrikut të këtij viti, pra pensionet do të rriten me 2.7%.

Sipas ministres nga kjo VKM përfitojnë rreth 900 mijë shtetas.

“Unë dua ta filloj me një vendim i cili lidhet me pensionistët, ne sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, miratuam indeksimin e pensioneve, për vitin 2026 është një vendim i cili dalë nga dalë po rikthehet në shtratin që ka pasur. Neve gjatë vitit 2022 gjatë krizës energjitike, duke qenë se indeksuam dy herë pensionet, edhe në prill dhe në tetor, kushte mbetur në muajin tetor dhe ishte  ndohte gjithmonë në atë muaj. Që prej këtij viti që nga data 1 Korrik, ne do të indeksojmë pensionet me 2.7 %, pra të gjitha pensionet e pleqërisë, por edhe pensionet e vecanta apo përfitimet e barrëlindjeve, janë rreth 900 mijë përfitues, të cilët nga data 1 korrik do të kenë të indeksuar aplikimin me 2.7%”, u shpreh Ibraimaj ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese