Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

“Janë keqkuptime”, Argjira flet për krisjen e miqësis me Einxhel: Duket e pabesueshme

Shkruar nga Newsbomb
“Janë keqkuptime”, Argjira flet për krisjen e miqësis
Einxhel, Graciano dhe Argjira

Miqësia e krisur mes Einxhel Shkirës, Argjira Spancës, Graciano Taganit dhe Fjoralba Ponarit vijon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave dhe rrjeteve sociale.

Pak kohë më parë, Einxhel zbuloi publikisht se raporti i saj me ta ishte ftohur dhe se nuk kishte më kontakte.

Së fundmi, Argjira Spanca ka folur për këtë çështje në një intervistë në platformën “Artistët Shqiptarë”, ku ishte e pranishme së bashku me Graciano Taganin.

E pyetur nga gazetari Butrint Pashjaqa për krisjen e raportit me Einxhel Shkirën, moderatorja u shpreh se nuk ka pasur një ngjarje konkrete që solli fundin e miqësisë.

“Me Einxhelin, e di që duket e pabesueshme, por nuk ka ndodhur diçka specifike. Më tepër ka qenë si një keqkuptim nga ana e saj. Me kohën do të sheshohen gjërat dhe ajo do ta kuptojë që gjërat nuk kanë qenë aspak siç i ka marrë”, u shpreh ajo.

Edhe Graciano u përpoq të minimizonte situatën, duke theksuar se vazhdon ta vlerësojë dhe ta dojë shumë atë.

“Jo, unë e dua shumë! Janë ca muhabete gocash që unë skam lidhje fare. Por prapë, Einxhelin do ta mbaj mend si vajza që më është gjendur pranë në momente të vështira. S’ka ndodhur asgjë, ne e duam shumë”, tha ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese