Hapësire reklamuese

Aktualitet

Temperaturat e larta mbushin rrugët, radhë kilometrike drejt Shëngjinit dhe Velipojës

Shkruar nga Newsbomb
Temperaturat e larta mbushin rrugët, radhë kilometrike drejt
Foto nga fluksi

Fundjava e fundit e muajit qershor, e shoqëruar me temperatura të larta ka sjellë fluks të lartë automjetesh dhe trafik të rënduar në aksin Lezhë-Milot, si edhe në rrugën që të çon drejt Shëngjinit.

Sipas informacioneve paraprake, fluksi i automjeteve ka nisur që në orët e para të mëngjesit, duke krijuar radhë kilometrike.

Pjesa më e madhe e mjeteve janë me targa të Kosovës, ndërsa pushuesit i janë drejtuar bregdetit të Shëngjinit dhe Velipojës për të kaluar fundjavën.

Për të menaxhuar situatën dhe për të lehtësuar qarkullimin, shërbimet e Policisë Rrugore janë vendosur në pikat më problematike, ku po orientojnë dhe disiplinojnë lëvizjen e automjeteve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese