Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zjarr i fuqishëm përfshinë periferinë e Vlorës, flakët përhapen me shpejtësi dhe afrohen pranë banesave

Shkruar nga Newsbomb
Zjarr i fuqishëm përfshinë periferinë e Vlorës,
Foto nga vendngjarja

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mesditën e sotme periferinë e qytetit të Vlorës, ku flakët i janë afruar shumë pranë zonave të banuara.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri është favorizuar nga temperaturat e larta të shoqëruara me erë të fortë, të cilat kanë bërë që flaket të përhapen me shpejtësi.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e vatrës së zjarrit.

Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar apo për banesa të djegura, ndërsa operacioni për shuarjen e flakëve vijon.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese