Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Në ditëlindjen e motrës së ndjerë, Elijona Binakaj ndan kujtime dhe mall për të: Do të mbaj në zemrën time

Shkruar nga Newsbomb
Në ditëlindjen e motrës së ndjerë, Elijona Binakaj ndan
Elijona Binakaj

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Elijona Binakaj, ka kujtuar sot motrën e saj të ndjerë, Erlindën, në përvjetorin e ditëlindjes së saj.

Përmes një postimi në InstaStory, ajo ka ndarë me ndjekësit momente të veçanta kujtimesh, duke publikuar një fotografi bardh e zi ku shfaqet krah motrës së saj.

Postimin e ka shoqëruar me një dedikim të thjeshtë, por prekës ku shpreh mallin dhe dhimbjen e madhe për humbjen e saj.

“Deri sa të takohemi përsëri, do të të mbaj në zemrën time. Gëzuar ditëlindjen në parajsë Lindushe,” shkruan ajo në postim.

Kujtojmë se në korrik të vitit 2021, nëna dhe motra e Elijonës humbën jetën në aksidentin tragjik me autobus në Kroaci.

Në ditëlindjen e motrës së ndjerë, Elijona Binakaj ndan
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese