Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Dua Lipa ndan foton e para nga dasma! E veshur me fustanin e bardhë me pupla, vajza jonë shqiptare më e lumtur se kurrë në krahët e shokut të jetës

Shkruar nga Newsbomb
Dua Lipa ndan foton e para nga dasma! E veshur me fustanin e bardhë me
Callum Turner e Dua Lipa në ditën e dasmës

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ditën e sotme ka ndarë pamjet e para nga dasma e saj me aktorin e shumënjohur Callum Turner, duke na dhënë pamje të reja nga afër rreth kurorëzimit të dashurisë së tyre.

Siç mund ta shikojmë dhe në fotot e nxjerra nga vetë Dua Lipa, artistja shqiptare ka shkëlqyer në ditën e saj më të veçantë të jetës, ku ajo, e veshur me fustanin e bardhë i cili është i mbushur me pupla, duket tamam si një zanë.

E buzëqeshur dhe më sy që i shkëlqejnë, vajza jonë shqiptare shfaqet goxha e lumtur në krahët e partnerit të jetës së saj.

Sakaq mësohet se gjatë mbrëmjes ka performuar këngëtari i shumënjohur Elton John, duke kënduar hitin e tij “Your Song”.

Ndërsa të ftuarit shijuan një menu me specialitete siciliane, përfshirë “anelletti alla Norma” (makarona të pjekura), “panelle” (petulla me qiqra) dhe “crocché” (kroketa), ndërsa për ëmbëlsirë u shërbyen “cassata” dhe “cannoli”.

Mes të ftuarve VIP ishin emra të njohur si Donatella Versace, Joe Alwyn, Charli XCX, Mark Ronson, Grace Gummer dhe këngëtari i Tame Impala, Kevin Parker.

Çifti e kishte kurorëzuar më herët martesën me një ceremoni civile private në Londër, por festimet e zhvilluara në Itali u kthyen në një event madhështor tre-ditor.

Fotot e publikuara nga Dua Lipa:

Dua Lipa ndan foton e para nga dasma! E veshur me fustanin e bardhë me
 
Dua Lipa ndan foton e para nga dasma! E veshur me fustanin e bardhë me
 
Dua Lipa ndan foton e para nga dasma! E veshur me fustanin e bardhë me
 
Dua Lipa ndan foton e para nga dasma! E veshur me fustanin e bardhë me
 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese