Disa ditë më parë, Butrint Imeri hapi një konkurs për fitimin e 100 mijë eurove, në mënyrën më të lehtë të mundshme, sidomos për personat që kanë viralitet. Por sfida për të fituar shumën marramendëse është shndërruar në kritika të ashpra ndaj artistit.
Një komentues i ka shkruar së fundmi këngëtarit që të mos i gënjejë më njerëzit me këtë që po thotë, sepse është gjynah.
Butrinti i është përgjigjur menjëherë komentuesit duke i thënë që me 3 korrik, ditën kur do të shpallet dhe fituesi për videon që ka kapur viralitetin më të madh në rrjet me këngën e artistit.
Replikat me komentuesit dhe Butrint Imerit:
Sakaq, në rrjet vijojnë postimet e shumë personave të njohur me këngët e Butrintit, kryesisht në Tiktok. Ndërsa në garë të fortë kokë më kokë, mbetet tiktokerja Rita dhe çifti i ri Bleoni dhe Laurita.
Dy të fundit kanë marrë një përkrahje të madhe nga shumë persona të shoëbizit, të cilët po përpiqen që t’ia japin atij fitoren për këtë trend, në mënyrë që të ndihmojnë dyshen për të siguruar një jetesë më të mirë për dy të fëmijët e tyre.
Mirëpo dhe Rita nuk ka qenë pas me klikime. Me videon ku ajo zbuloi për herë të par partnerin e saj, tiktokerja ka arritur viralitet brenda pak ditësh.
Pritet për t’u parë më 3 korrik se kush do të jetë fituesi i 100 mijë eurove të dhuruara nga Butrint Imeri.
