Sara Gjordeni
Sara Gjordeni së fundmi është në qendër të vëmendjes së mediave dhe rrjeteve sociale, pasi bëri të ditur se është në pritje të ëmbël për herë të dytë.
Përmes një bisede virtuale me ndjekësit në Instagram, ajo iu përgjigj pyetjeve të shumta lidhur me organizimin e një feste për zbulimin e gjinisë së bebit.
Sara tregoi se ka vendosur që gjithçka ta mbajë private, pasi dëshiron që vajza e tyre e madhe, Nea, kur të rritet të mos ndihet më pak speciale se fëmija i dytë për shkak të një feste më të madhe.
“Nuk dua absolutisht diferencime mes fëmijëve. Edhe 10 të kemi, të gjithëve do ua bëjmë njësoj”, ka përfunduar ajo.
Sondazh
Poll
Lexo gjithashtu
Showbiz & Lifestyle
Pushimet dhe format perfekte, Nora Istrefi merr vëmendjen nga FOTOT në bikini
Showbiz & Lifestyle
