Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Zërat tuaj kanë rëndësi!” Marjana Koçeku u drejton MESAZH protestuesve nga intervista për “Britannia Daily”: Nuk jeni vetëm, keni një mandat në Parlament tani

Shkruar nga Newsbomb
“Zërat tuaj kanë rëndësi!” Marjana Koçeku
Marjana Koceku

Deputetja tashmë e pavarur, Marjana Koçeku, e cila vetëm pak ditë më parë u largua nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, në një intervistë të dhënë për median britanike Britannia Daily, ka deklaruar se protestuesit kundër qeverisë kanë tashmë një përfaqësuese në Parlament.

Ajo i ka dërguar një mesazh të drejtëpërdrejtë qytetarëve, të cilët prej javësh tashmë janë duke protestuar në Tiranë, teksa tha se zëri i tyre është i pranishëm edhe në Kuvend.

“Zërat tuaj kanë rëndësi dhe nuk duhet të besoni kurrë se angazhimi qytetar paqësor është i kotë. Nuk jeni vetëm, madje keni edhe një mandat në Parlament tani”, u shpreh Koçeku. 

Më tej  deputetja tha për median britanike se  vendimi i saj për t’u larguar erdhi nga zhgënjimi me mënyrën se si funksionon politika shqiptare. Sipas saj, Parlamenti shpesh është shndërruar në një institucion që miraton vendimet e partive, në vend që t’i kontrollojë ato.

Për të protestat masive janë një nga lëvizjet qytetare më frymëzuese të viteve të fundit, jo vetëm në Shqipëri por edhe në Evropë, teksa shtoi se ato nuk janë thjesht reagim ndaj politikave të qeverisë, por shprehje e një kërkese për më shumë transparencë, llogaridhënie dhe demokraci funksionale.

“Kur dhjetëra mijëra qytetarë mobilizohen në mënyrë paqësore për të kërkuar llogaridhënie dhe ndryshime demokratike, përfaqësuesit e zgjedhur kanë detyrë të dëgjojnë”, deklaroi ajo.

Sa i përket marrëdhënieve me ish-kolegët në Partinë Socialiste, Koçeku tha se nuk ka pasur asnjë kontakt me ta që prej largimit dhe se çdo komunikim do të zhvillohet vetëm përmes kanaleve zyrtare.

E në përfundim teksa foli për të ardhmen e vendit Koçeku u shpreh se Shqipëria ka nevojë për një brez të ri lidershipi dhe një kulturë të re politike.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese