Theresa May sot është 69 vjeç, dhe ka shërbyer si kryeministre e Britanisë së Madhe në vitet 2016 -2019. Në një postim në rrjetet e veta sociale ka publikuar një foto me një tjetër grua të fortë, Angela Merkel, sot 71 vjeçare e që shërbeu si kancelare e Gjermanisë nga viti 2005 deri në vitin 2021.
Janë dy zonja të forta, që treguan lidership dhe forcë përballë një Evrope që në kohën e tyre njohu shkëlqim, dhe pak debat.
Britanikja Theresa May, duke publikuar foton shkruan se e ka mirëpritur kancelaren Merkel në Këshillin Atlantik, aty ku diskutohen edhe qëndrime dhe vendime të NATO-s. Jane dy zonja që nuk kanë vendimmarrje konkrete, por që mendimin ua dëgjojnë të gjithë.
“Si një nga lideret politike europiane me më shumë influencë gjatë dy dekadave të fundit, ajo ka influencuar në orientimin e shumë debateve që vazhdojnë të shoqërojnë europën edhe në ditët e sotme” shkruan May në krah të postimit me foton.
