Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Zgjedhjet në Kosovë, Ben Blushi thumbon Albin Kurtin: Çfarë gafe që bëre! Doje qeverinë dhe presidencën, i humbe të dyja

Shkruar nga Newsbomb
Zgjedhjet në Kosovë, Ben Blushi thumbon Albin Kurtin:
Ben Blushi dhe Albin Kurti

Gazetari dhe shkrimtari shqiptar Ben Blushi, ka reaguar në lidhje me zgjedhjet në Kosovë, ku Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit fitoi zgjedhjet, por do t’i duhet tashmë një koalicione më një parti tjetër për të formuar qeverinë.

Në një postim në Facebook, Blushi shkruan se Kurti kishte qeverinë dhe kërkoi që të merrte edhe presidencën dhe më pas i humbi.

Sipas Blushit, kjo është një gafë e kryeministrit në detyrë të Kosovës dhe që kriza politika do të vazhdojë në shtetin më të ri të Ballkanit dhe Europës.

Kujtojmë se dy vite më parë, LVV nuk arriti të formojë qeverinë për më shumë se 9 muaj dhe vendi iu drejtua sërish kutive të votimit në muajin nëntor.

Postimi i Blushit:

Albini kishte qeverinë,kërkoi Presidentin, i humbi të dyja.

Cfarë gafe.

Kriza vazhdon

Sa keq për Kosovën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese