Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Numërohen 99% e votave në Kosovë, qytetarët i japin votën partisë së Albin Kurtit, LVV kryeson listën

Shkruar nga Newsbomb
Numërohen 99% e votave në Kosovë, qytetarët i japin
Pamje nga numërimi i votave

Teksa procesi i numërimit të votave në Kosovë është drejt fundit, deri më tani mësohet se janë numëruar 99.44% e votave.

Sipas raporteve të nxjerra nga KQZ mësohet se janë numëruar në total 2,484 nga 2,498 kuti votimi.

Siç është bërë me dije deri më tani kryeson listën Lëvizja Vetëvendosje e cila numëron 297,296 vota ose 42,92%.

Ndërsa e dyta në renditje është Partia Demokratike e Kosovës, PDK me 145,856 vota ose 21,06%.

Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK ka marrë 121,976 vota ose 17,61%.

AAK numëron 49,705 Vota ose 7,18%. Lista Srpska ka marrë 42,761 vota ose 6,17%. LVV në Gjakovë numëron 48.72% të votave.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës numëron 27.49 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 12.38 për qind dhe Partia Demokratike e Kosovës me 6.97 për qind.

Në Gjilan, LVV ka 54.18 për qind të votave LDK ka 22.04 për qind, PDK 14.91 për qind dhe AAK ka marrë 3.22 për qind të votave.

LVV në Mitrovicë numëron 60.53 për qind të votave. PDK renditet e dyta me 26.02 për qind, e treta është LDK me 9.14 për qind dhe AAK me 1.78 për qind.

Në Pejë, LVV numëron 42.73 për qind të votave. LDK numëron 25.82 për qind, AAK 15.17 për qind dhe PDK 8.82 për qind.

Në Prishtinë, LVV ka marrë 48.90 për qind të votave. LDK numëron 24.44 për qind, PDK 19.05 për qind dhe AAK 5.13 për qind.

Në Prizren, LVV ka 44.07 për qind të votave. PDK numëron 22.12 për qind, LDK 12.51 për qind dhe AAK 3.05 për qind të votave.

Në Ferizaj, LVV ka marrë 53.81 për qind të votave. PDK 24.76 për qind, LDK14.82 për qind dhe AAK 2.64 për qind.

Afro 2 milionë qytetarë të Kosovës kishin të drejtë vote, të cilat u organizuan pas dështimit të Kuvendit për zgjedhjen e presidentit, por duke qenë se këto ishin zgjedhet e treta në radhë, pasi dy herët e para dështuan, pjesëmarrja ka qenë e vogël.

Megjithatë, zgjedhjet janë zhvilluar pa incidente.

Në ora 19:00 ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën dje në Kosovë.

Deri në orën 09:00 të ditës së djeshme, kanë votuar 3.06% apo 59,890 votues. Deri në orën 11:00 kanë votuar 8.49% apo 166,418 votues. Deri në orën 13:00 kanë votuar 15.86% apo 310,945 votues. Deri në orën 15:00 kanë votuar 22.97% apo 450,264 votues. Deri në orën 17:00 kanë votuar 29.28% apo 573,825 votues. Deri në orën 19:00 kanë votuar  36.88% apo 722,924 votues.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese