Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Skënder Hita urdhëroi RENEAN të dilte me shpejtësi nga reparti, të rinjtë në Kamëz u vranë për lojën e kalçetos, autori në arrati (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Skënder Hita urdhëroi RENEAN të dilte me shpejtësi nga
Forcat Speciale RENEA NE vendngjarje, ne Kamez

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka urdhëruar menjëherë Forcat Speciale RENEA që të dalin nga reparti dhe të nisen me urgjencë drejt Kamzës, në mbështetje të shërbimeve të Komisariatit Nr.5, për lokalizimin dhe prangosjen e Sadik Llanaj.

26 vjeçari është autor i dyshuar i të shtënave me armë zjarri që janë regjistruar mesditën e kësaj të hëne në Kamëz, ku sherri banal ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit.

Fatkeqësisht, nga të shtënat është plagosur me një plumb në kokë shtetasi Ardian Baloshi, i cili është dërguar me urgjencë në Spitalin Universitar të Traumës, por sapo ka mbërritur atje ka mbyllur sytë në duart e mjekëve.

Skënder Hita urdhëroi RENEAN të dilte me shpejtësi nga
Forcat Speciale RENEA NE vendngjarje, ne Kamez

Gjithashtu, nga të shtënat me armë zjarri, raportohet se ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër. Policia ka mundur të identifikojë edhe Amarildo Vukaj, por raporti i këtij shtetasi me ngjarjen nuk është i qartë, pasi nuk dihet nëse është dëshmitar apo personi i plagosur.

Konflikti mes të rinjve ka ndodhur për një lojë futbolli në kalçeto, por rrethanat ende nuk bëhen me dije, raporton newsbomb.al.

Forcat Speciale RENEA kanë mbërritur në kohë rekord në zonën e Paskuqanit dhe pritet të nisin një operacion të gjerë kërkimesh intensive, për të zbuluar se ku fshihet autori i dyshuar Sadik Llanaj, i cili menjëherë pas sherrit u arratis.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese