Hapësire reklamuese

Politikë

Kuvendi voton vetëm me kartonët e PS-së, kalojnë rezolutat për SPAK-un dhe 4.3 milionë eurot e koncertit të Kanye West

Shkruar nga Newsbomb
Kuvendi voton vetëm me kartonët e PS-së, kalojnë rezolutat
Çast nga seanca e sotme plenare

Mazhoranca miratoi këtë të enjte në Kuvend, vetëm me votat e deputetëve të Partisë Socialiste një sërë aktesh të rëndësishme. Mes tyre ishin rezolutat për vlerëismin e veprimtarisë së SPAK-ut dhe gjashtë institucioneve të tjera kushtetuese të pavarura, si dhe aktin normativ për rishikimin e buxhetit të shtetit.

Votimet u zhvilluan në klimën e një seance mjaft të tensionuar, pasi deputetët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit në shenjë proteste duke pamundësuar vijimin normal të diskutimeve. Përballë kësaj situate, mazhoranca kërkoi mbylljen e debatit dhe kalimin e menjëhershëm në procesin e votimit. Nën drejtimin e seancës, aktet u hodhën për votim dhe u miratuan vetëm me votat e deputetëve socialistë.

Përballë kësaj situate, mazhoranca kërkoi mbylljen e debatit dhe kalimin e menjëhershëm në procesin e votimit. Nën drejtimin e seancës, aktet u hodhën për votim dhe u miratuan vetëm me votat e deputetëve socialistë. Mes vendimeve të miratuara ishte edhe akti normativ për ndryshimet në buxhetin e shtetit, si dhe akti normativ që parashikon financimin me 4.3 milionë euro të koncertit të reperit amerikan Kanye West, një vendim që ka ngjallur debat në opinionin publik dhe në radhët e opozitës.

Opozita nuk mori pjesë në procesin e votimit, duke vijuar protestën e saj në sallën e Kuvendit, ndërsa mazhoranca miratoi të gjitha pikat e rendit të ditës vetëm me votat e saj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese