Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka dhënë një deklartë për mediat gjatë kohës së pushimit të kërkuar nga Niko Peleshi teksa sot po zhvillohet seanca plenare.
Ndër të tjera ai u pyet nga gazetarët në lidhje me mosdakordësinë mes PD dhe PS për reformën territoriale. Ai falenderoi të dyja palët për punën e mirë me raportet, si edhe u ndal në pakënaqësite e shprehura nga banorët e Prrenjasit, të cilët nuk kanë pranuar që të bashkohen me Bashkinë e Librazhdit.
“E para sa i përket reformës territoriale nuk është faji im, as i shumicës parlamentare që Partia Demokratike Kuvendin e konsideron si shkollë nate, edhe në seancën e të hënës kemi bërë diskutim për këtë çështje dhe unë tanimë e quaj të mbyllur diskutimin. Por raportet janë aty më vjen mirë është bërë një punë e mirë, edhe falenderoj të dy kryetarët edhe Maznikun edhe Zotin Boçi.”, u shpreh Balla.
Duke shtuar më tej se ai asnjëherë nuk i ka shkëputur marrëdhëniet me banorët e Librazhdit apo Prrenjasit, por në momentin që vendos reforma do të duhet të anashkalohen “dashuritë” personale.
“Unë nuk i kam shkëputur kurrë kontaktet me vëllezërit e mij të zonës së Librazhdit, Rajcës, Prrenjasit parimet që duhet të vendosi reforma duhet t’i kalojnë dashuritë personale, unë e dua shumë Prrenjasin, Stravajn, Qukësin. Por refroma administrative territoriale nuk mund të jetë "meqë është Taulanti duhet të mos ta pranojmë", unë nuk shoh ndodnjë problem sepse asgjë s’ka për të ndryshuar, do jem ndoshta të shtunë atje për t’u takuar me banorët.”, shtoi ai
