Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ishte në një lidhje LIVE, momenti kur jepet urdhër për aktivistin dhe shoqërohet në polici: O çuna, merreni këtë! (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Ishte në një lidhje LIVE, momenti kur jepet urdhër për
Aktivisti Edison Lika

Aktivisti Edison Lika është shoqëruar nga efektivët e Policisë së Shtetit gjatë protestës së zhvilluar këtë të enjte pranë Kuvendit, teksa ishte duke raportuar në një lidhje të drejtpërdrejtë për televizionin News24.

Në intervistën live, Lika po komentonte zhvillimet e protestës dhe pretendonte se forcat e policisë kishin përdorur forcë në mënyrë disproporcionale ndaj protestuesve. Në ato momente, pranë tij kaluan efektivë të Njësisë Speciale "Shqiponja" dhe punonjës të Komisariatit Nr. 4.

Sipas pamjeve të transmetuara drejtpërdrejt, aktivisti drejton kamerën në drejtim të tyre, ndërsa dëgjohet një prej efektivëve t'u thotë kolegëve: "O çuna, merreni këtë!" Menjëherë më pas, transmetimi ndërpritet dhe kamera fiket. Në rrjetet sociale dhe media janë publikuar pamje që tregojnë momentin kur Lika shoqërohet nga efektivët drejt ambienteve të Komisariatit Nr. 4. Deri më tani, Policia e Shtetit nuk ka dhënë një reagim zyrtar mbi arsyet e shoqërimit të aktivistit.

Video Credits: News24

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese