Kapiteneria e Portit të Vlorës, ka bërë një njoftim të rëndësishëm bnë lidhje me përkeqësimin e kushteve hidrometeorologjike detare të cilat parishikohen ttë ndodjin gjatë ditës së nesërme, e remte, por edhe në orët e para të së shtunës.
Sipas njoftimit të bërë nga Kapiteneria, nga ora 14:00 e datës 24 korrik deri në orën 06:00 të datës 25 korrik 2026, priten erëra nga drejtimi veri-veriperëndim me forcë deri në 6-7 ballë, me shpejtësi 15-25 m/s, si dhe dallgë me lartësi nga 1.5 deri në 3.5 metra. Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vijojnë operimin normalisht, ndërsa përmirësimi i kushteve për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit pritet pas orës 06:00 të datës 25 korrik.
Për këtë arsye është ndaluar pajisja me leje për mjetet e voglla lundruese dhe ato të peshkimit që synojnë të operojnë jashtë gjirit të Vlorës, në det të hapur dhe në zonën Dhërmi-Himarë.
Po ashtu edhe Bashkia e qytetit u ka bërë apel qytetarëve dhe vizitorëve që të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin lëvizjet e panevojshme, të mos qëndrojnë pranë pemëve apo strukturave të pasigurta dhe të tregojnë kujdes maksimal në zonat bregdetare, veçanërisht në plazhe dhe në det.
