Hapësire reklamuese

Politikë

Kaos në sallë dhe jashtë Parlamentit, E PLOTË: Sot u miratuan 7 projektrezoluta, 2 akte normative, 15 projektligje dhe 4 projektvendime

Shkruar nga Newsbomb
Kaos në sallë dhe jashtë Parlamentit, E PLOTË: Sot u
Kuvendi u mblodh në seancën plenare të radhës, 23 Korrik 2026

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur këtë të enjte në seancën plenare të radhës ku u miratuan 7 projektrezoluta, 2 akte normative, 15 projektligje dhe 4 projektvendime. Në drejtimin e kryetarit Niko Peleshi, ajo është karakterizuar nga tensionet brenda dhe jashtë institucionit, ku protestuesit shkuan prej orëve të mëngjesit.

Në nisje të seancës plenare u mbajt një minutë heshtje në nderim të kujtimit, të figurës dhe veprës së Emin Riza, ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë, akademik dhe një prej personaliteteve të shquara në fushën e trashëgimisë kulturore, restaurimin e monumenteve dhe arkitekturës tradicionale shqiptare.

Kryetari Niko Peleshi njoftoi seancën plenare për një kërkesë të Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi për ndryshimin e rendit të ditës, i cili kërkoi që të shtohet propozimi për shqyrtimin dhe miratimin e Projektvendimit për zgjatjen e afatit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë.

Kërkesa në fjalë u rrëzua me 82 vota kundër, 27 vota pro dhe 0 abstenim. Më pas, seanca plenare kaloi në procesin e votimit ku miratoi fillimisht 7 projektrezoluta, më konkretisht:

Projektrezoluta “Për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2025” u miratua me 84 vota pro, 1 abstenim dhe 2 kundër. 

Projektrezoluta “Për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vitin 2025” u miratua me 83 vota pro, 1 abstenim dhe 3 kundër. 

Projektrezoluta “Për vlerësimin e veprimtarisë së Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2025” u miratua me 82 vota pro, 1 abstenim dhe 0 kundër. 

Projektrezoluta “Për vlerësimin e veprimtarisë së Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2025” u miratua me 83 vota pro, 1 abstenim dhe 3 kundër. 

Projektrezoluta “Për vlerësimin e veprimtarisë së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vitin 2025” u miratua me 83 vota pro, 1 abstenim dhe 1 kundër. 

Projektrezoluta “Për vlerësimin e veprimtarisë së Avokatit të Popullit për vitin 2025” u miratua me 83 vota pro, 0 abstenim dhe 0 kundër. 

Projektrezoluta “Për vlerësimin e veprimtarisë së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për vitin 2025” u miratua me 81 vota pro, 1 abstenim dhe 3 kundër. 

Seanca plenare miratoi dy akte normative, më konkretisht:

Akti normativ nr. 2, datë 30.6.2026, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026” u miratua me 82 vota pro, 0 abstenim dhe 3 kundër. 

Akti normativ nr. 3, datë 6.7.2026, “Për financimin e pjesshëm të organizimit të një aktiviteti kulturor-turistik me përmasa ndërkombëtare” u miratua me 80 vota pro, 0 abstenim dhe 6 kundër. 

Seanca plenare miratoi edhe 15 Projektligje, më konkretisht:

Projektligji “Për grupimet ekonomike me interes evropian” u miratua me 82 vota pro, 0 abstenim dhe 3 kundër. 

Projektligji “Për shoqëritë evropiane të bashkëpunimit (SHEB)” u miratua me 82 vota pro, 0 abstenim dhe 3 kundër. 

Projektligji “Për statutin e shoqërive evropiane (SE)” u miratua me 82 vota pro, 0 abstenim dhe 3 kundër. 

Projektligji “Për mbylljen e shoqërive tregtare me kapital shtetëror në likuidim” u miratua me 79 vota pro, 0 abstenim dhe 3 kundër. 

Projektligji “Për kërkesat e transparencës për emetuesit e titujve” u miratua me 83 vota pro, 0 abstenim dhe 3 kundër. 

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 48/2014, “Për pagesat e vonuara dhe detyrimet kontraktore dhe tregtare”, të ndryshuar” u miratua me 84 vota pro, 0 abstenim dhe 2 kundër.  

Projektligji “Për shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7850, datë 29.7.1994, “Për Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar” u miratua me 85 vota pro, 0 abstenim dhe 2 kundër. 

Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 93/2015, “Për turizmin”, i ndryshuar” u miratua me 84 vota pro, 0 abstenim dhe 2 kundër. 

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9251, datë 08.07.2004, “Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar” u miratua me 84 vota pro, 0 abstenim dhe 5 kundër. 

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit”, të ndryshuar” u miratua me 82 vota pro, 0 abstenim dhe 2 kundër. 

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10093, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile” u miratua me 82 vota pro, 0 abstenim dhe 1 kundër. 

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 25/2018, “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare” u miratua me 83 vota pro, 0 abstenim dhe 1 kundër. 

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9947, datë 07.07.2008, “Për pronësinë industriale”, të ndryshuar” u miratua me 83 vota pro, 0 abstenim dhe 2 kundër. 

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 173/2014, “Për disiplinën në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar” u miratua me 83 vota pro, 0 abstenim dhe 2 kundër. 

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 82, datë 26.07.2024, “Për Policinë e Shtetit”” u miratua me 83 vota pro, 0 abstenim dhe 2 kundër. 

Në seancë plenare u miratuan gjithashtu edhe katër projektvendime, më konkretisht:

Projektvendimi “Për emërimin e Kryetarit të Komisionit të Prokurimit Publik” u miratua me 78 vota pro, 0 abstenim dhe 4 kundër.  Ismail Shehu u zgjodh Kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik.

Projektvendimi “Për emërimin e një anëtari të Komisionit të Prokurimit Publik” u miratua me 73 vota pro, 8 abstenim dhe 2 kundër.  Edvin Simo u zgjodh anëtar i Komisionit të Prokurimit Publik.

Projektvendimi “Për emërimin e një anëtari të Komisionit të Prokurimit Publik” u miratua me 73 vota pro, 5 abstenim dhe 3 kundër.  Donika Daci u zgjodh anëtare e Komisionit të Prokurimit Publik.

Projektvendimi “Për emërimin e një anëtari të Komisionit të Prokurimit Publik” u miratua me 73 vota pro, 8 abstenim dhe 3 kundër.  Nertil Kanina u zgjodh anëtar i Komisionit të Prokurimit Publik.

Seanca plenare i mbylli punimet rreth orës 17:00.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese