Numri i protestuesve të shoqëruar në komisariat ka shkuar në 12, pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës para Kuvendit.
Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë nisën që në mëngjes dhe po vijojnë edhe tani. Gjatë përplasjes, protestuesit hodhën domate dhe vezë në drejtim të efektivëve të policisë.
Situata u tensionua herë pas here, duke sjellë ndërhyrjen e policisë. Siç kemi raportuar edhe më parë, policia përdori ujë me piper dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.
Shoqërimet në komisariat nisën që në orët e para të mëngjesit, ndërsa deri në këto momente janë shoqëruar 12 persona.
Nga incidentet e regjistruara gjatë protestës kanë mbetur të plagosur 6 efektivë policie dhe 17 protestues. Të lënduarit po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor në Spitalin e Traumës.
