Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Strellc të komunës së Deçanit, ku një 56-vjeçar ka humbur jetën, pasi është qëlluar me armë zjarri nga djali.
Policia e Kosovës bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:42, në oborrin e një stani, ku 56-vjeçari është gjetur i plagosur rëndë dhe më pas ka humbur jetën.
Po ashtu policia bën me dije se dyshohet se i biri ka qëlluar aksidentalisht me armë zjarri në drejtim të babait të tij, duke i shkaktuar vdekjen, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Me datën 23.07, rreth orës 13:42, kemi pranuar informata që në oborrin e një stani është një person i vrarë. Dyshohet për vrasje aksidentale dhe mes familjarëve. Është sekuestruar një armë zjarri dhe njësitet janë në vendin e ngjarjes”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
