Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Besiana Kadare dhe Lea Ypi krah qytetarëve në shesh, Buzhala: Duan të divorcohen nga armiqësia e tyre me Ramën! Protesta pa kauzë mbetet zhurmë (REAGIMI)

Shkruar nga Newsbomb
Besiana Kadare dhe Lea Ypi krah qytetarëve në shesh, Buzhala: Duan
Berat Buzhala, pamje nga protesta

Gazetari dhe analisti nga Kosova, Berat Buzhala ka reaguar sërish në lidhje me protestën masive që prej 12 ditësh organizohet në Tiranë, për të cilën thotë se akoma nuk është e qartë se për çfarë mblidhen në shesh me mijëra njerëz, mes tyre dhe të njohur.

Duke përmendur reagimet e bëra nga Besiana Kadare dhe Lea Ypi pro-protestës së qytetarëve, Buzhala kujton se si dikur dyshja njihej për mbështetjen e së majtës, madje sjell në kujtesë dhe përfitimet e tyre nga socialistët.

Pas shumë viteve në krah të socialistëve, analisti thekson se vajza e të madhit Isamil Kadare dhe shkrimtarja Lea Ypi, me përkrahjen e protestës masive, po kërkojnë të divorcohen nga armiqësia e tyre me kryeministrin Rama.

“Kur u arrestua Erion Veliaj,  Helena Kadare shkoi në SPAK për ta takuar Erionin e për t’i dhënë atij mbështetje morale. Dje, vajza e saj, Besiana u solidarizua me protestën duke publikuar në rrjetet e veta sociale video të sheshit. Për çfarë ka protestuar Besiana? Ajo për kohë të gjatë ka qenë ambasadore e Shqipërisë në OKB. Pse ajo nuk është the? E di ajo dhe Rama.

E njëjta histori vlen dhe për Lea Ypin. Librat e saj janë promovuar nga Erion Veliaj e Edi Rama e njerëz të afërt me këta. Lea, para dy vitesh u shndërrua në një farë lloj “poster girl” të së majtës shqiptare. Mirëpo turma e madhe në shesh ua ndryshoi mendjen. Turma, jo fakte. Këtu duket në në një farë racizmi i fshehur te një pjesë e elitës së majtë që po duan të divorcohen nga armiqësia me Ramën” thekson Buzhala në video-mesazhin e publikuar në Facebook-un e tij.

Ndërs amë tej analisti thekson se protesta në pamje është masive dhe duket qartazi se qytetarët po kërkojnë një ndryshim. Mirëpo ajo që mbetet e paqartë është mënyra e organizimit të këtij tubimi masive, pasi ashtu siç e thekson dhe Buzhala, ka një mungesë të theksuar kauzës për të kuptuar më mirë arsyen e mbledhjes së kolektivit masiv në shesh.

“Ata pajtohen se Shqipëria nuk duhet trajtuar si një pronë private e grupeve politike e mediatike. Por ende nuk është e qartë nëse ata njerëz pajtohen se çfarë do të bëjnë në atë shesh. Ai që kërkon drejtësi e hakmarrje e bën protestën e madhe por jo të dobishme.

Një protestë mund të rritet prej energjisë në rrugë, trendit në rrjet, story-ve. Por nëse nuk kthehet  zemërimi në kërkesë, kërkesën në strukturë, e strukturën në epilog, atëherë protesta nis të hajë vetveten. Secili del për hallet e veta, ama shteti vazhdon aty ku ka mbetur.

Është pika kur protesta e Tiranës duhet të vendosë se çfarë dëshiron. Nëse dëshiron që të mbetet protestë qytetarë duhet ta qartësojnë kauzën e kërkesën. Nëse duan ndryshim politik u duhet një organizim, një trup përfaqësues, një udhëheqje, një kalendar, se çfarë do të ndodhë nesër në Shqipëri. Nëse protesta nuk e mbush veten, aq më shumë do të humbasë, jo fizikisht por politikisht” shtoi më tej analisti.

Në përmbyllje të reagimit të tij Buzhala nënvizon se nëse protestës i caktohet një kauzë, atëherë mundet që shumë njerëz të tërhiqen nga tubimi masiv, për shkak të pikëpamjeve të tyre të ndryshme. Ndaj, protesta e organizuar pa një kauzë të caktuar nuk do të ketë një ndryshim politik, vetëm zhurmë.

“Rreziku kryesor për humbjen e kuptimit,  për këtë lëvizje të kësaj proteste, nuk i vjen prej Ramës as prej Berishës, por nga vetkonsumimi. Rreziku është që protesta të bëhet e madhe, të bëhet zhurmë por pa rezultat.  Kur i jep emër kauzës, disa largohen, kur cakton epilogun disa zhgënjehen, kur vendos udhëheqjen disa thonë se protesta u kap. Mirëpo pa këtë çmim nuk ka politikë, vetëm turmë. Duhet të dëshmojë që ka kokë. Duhet të kuptohet se çfarë ndodh pas JO-së” përmbylli reagimin e tij gazetari nga Kosova.

Reagimi i Berat Buzhalës:

Kur u arrestua Erion Veliaj,  Helena Kadare shkoi në SPAK për ta takuar Erionin e për t’i dhënë atij mbështetje morale. Dje, vajza e saj, Besiana u solidarizua me protestën duke publikuar në rrjetet e veta sociale video të sheshit. Për çfarë ka protestuar Besiana? Ajo për kohë të gjatë ka qenë ambasadore e Shqipërisë në OKB. Pse ajo nuk është the? E di ajo dhe Rama.

E njëjta histori vlen dhe për Lea Ypin. Librat e saj janë promovuar nga Erion Veliaj e Edi Rama e njerëz të afërt me këta. Lea, para dy vitesh u shndërrua në një farë lloj “poster girl” të së majtës shqiptare. Mirëpo turma e madhe në shesh ua ndryshoi mendjen. Turma, jo fakte. Këtu duket në në një farë racizmi i fshehur te një pjesë e elitës së majtë që po duan të divorcohen nga armiqësia me Ramën. Po protestojnë shtresa e mesme e jo malokët e veriut, andaj këta e kanë vendin aty. Protesta në Tiranë tani i bën dy javë, sa më shumë të zgjasë aq më shumë i jepet mundësia përfituesve të qeverisë në këto 35 vite për të shpërlarë mëkatet duke mohuar Ramën dhe Berishën.

Organizatorët e këtij lloj revolucioni të çuditshëm e kanë më të lehtë për t’i nxjerrë shqiptarët në rrugë sesa ti japin protestës emër, kauzë e epilog politik. “Shqipëria e Re” nuk është diçka e tillë. Masiviteti  ka dhënë forcë kësaj proteste.

Kanë dalë në shesh njerëz që nuk e durojnë më mënyrën se si është qeverisur Shqipëria në këto 35 vote, jo veç prej Ramës por dhe prej Berishës, Fatos Nanos, Metës e dreqit. Andaj parullat kryesore të kësaj proteste janë “Rama në burg”, “Berisha në burg”.

Njerëz që janë lodhur prej korrupsionit, prej padrejtësisë, kapjes së shteti, ndjenjës se Shqipëria po shitet pjesë-pjesë e ata nuk po përfitojnë asgjë. Pra qytetari i zakonshëm që e shikon veten dhe spektator. Ama këtu nuk bën pjesa as Besiana as Lea.

Ata mijëra njerëz po pajtohen janë shumë për atë që nuk e duan sesa atë që duan. Ata pajtohen se shumë gjëra në 35 vitet e fundit kanë shkuar keq, me dorë në zemër ka dhe gjëra ka në shkuar mirë, NATO, liberalizimi i vizave.

Ata pajtohen se Shqipëria nuk duhet trajtuar si një pronë private e grupeve politike e mediatike. Por ende nuk është e qartë nëse ata njerëz pajtohen se çfarë do të bëjnë në atë shesh.

Ai që kërkon drejtësi e hakmarrje e bën protestën e madhe por jo të dobishme.

Një protestë mund të rritet prej energjisë në rrugë, trendit në rrjet, story-ve. Por nëse nuk kthehet  zemërimi në kërkesë, kërkesën në strukturë, e strukturën në epilog, atëherë protesta nis të hajë vetveten. Secili del për hallet e veta, ama shteti vazhdon aty ku ka mbetur.

Është pika kur protesta e Tiranës duhet të vendosë se çfarë dëshiron. Nëse dëshiron që të mbetet protestë qytetarë duhet ta qartësojnë kauzën e kërkesën. Nëse duan ndryshim politik u duhet një organizim, një trup përfaqësues, një udhëheqje, një kalendar, se çfarë do të ndodhë nesër në Shqipëri. Nëse protesta nuk e mbush veten, aq më shumë do të humbasë, jo fizikisht por politikisht.

Rreziku kryesor për humbjen e kuptimit,  për këtë lëvizje të kësaj proteste, nuk i vjen prej Ramës as prej Berishës, por nga vetkonsumimi. Rreziku është që protesta të bëhet e madhe, të bëhet zhurmë por pa rezultat.

Kur i jep emër kauzës, disa largohen, kur cakton epilogun disa zhgënjehen, kur vendos udhëheqjen disa thonë se protesta u kap. Mirëpo pa këtë çmim nuk ka politikë, vetëm turmë.

Duhet të dëshmojë që ka kokë.

Duhet të kuptohet se çfarë ndodh pas JO-së.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese