Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

DETAJE/ Artur Shehut i del emri te Luçiano Koçekut, paratë ia pastronte Ilir Shtufi! Kush janë biznesmenët që vinin në punë paratë e drogës (LISTA ME EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
DETAJE/ Artur Shehut i del emri te Luçiano Koçekut, paratë ia
Ilir Shtufi-Luçiano Koçeku dhe Artur Shehu

Detaje të reja janë mësuar nga operacioni i finalizuar së fundmi nga SPAK i cili në orët e para të mëngjesit në bashkëpunim me Policinë e shtetit goditën dy grupet kriminale të dyshura  për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrim parash.

Siç raportuam dhe më herët në total janë lëshuar 20 masa sigurie, prej të cilave 15 “arrest me burg” dhe 5 të tjera “arrest shtëpie”, duke përfshirë biznesmenë dhe persona që dyshohet se drejtonin këto rrjete kriminale.

Sipas hetimeve në krye të dy organizatave kriminale qëndrojnë Luçiano Koçeku dhe Alfredo Hamzai, të cilët dyshohet se kanë organizuar dhe koordinuar aktivitete të gjera të trafikut të drogës nga Amerika Latine drejt Europës.

Nga hetimet e siguruara deri më tani në rrugë jozyrtare mësohet se si drejtues i grupit të parë figuron Alfredo Hamzaj, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me një rrjet të gjerë personazh mes tyre: Ardian Zykaj, Adrian Rama, Elton Memeti, Orgest Birçaj,  Orest Sota dhe Dritan Aga.

DETAJE/ Artur Shehut i del emri te Luçiano Koçekut, paratë ia
Luçiano Koçeku

Nga hetimet rezulton se grupi ka operuar në mënyrë të organizuar me ndarje rolesh të qarta për prodhimin, transportin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në disa shtete të Evropës.

Sipas SPAK droga dyshohet se vinte nga vendet e Amerikës Latine si Kolumbia, Ekuadori, Bolivia, Surinami, Paraguai, Porto Riko dhe Brazili, ndërsa transporti drejt Europës realizohej kryesisht përmes porteve të Anversës në Belgjikë dhe Roterdamit në Holandë.

Madje thuhet se në disa raste trafiku kryhej përmes kompanive të transportit detar të kamufluara si biznese të ligjshme me qymyr druri, pasta, apo ngarkesa ushqime, duke përdorur kontejnerë të modifikuar për fshehjen e lëndëve narkotike.

Çmimi i shitjes së drogës në tregjet europiane thuhet se  arrinte nga 26,000 deri në 30,000 euro për kilogram, me shpërndarje në disa shtete të BE-së, përfshirë Belgjikën, Holandën, Britaninë e Madhe, Irlandën, Italinë dhe Spanjën.

Ndërkohë që grup i dytë kriminal drejtohej nga Luçiano Koçeku i cili sipas hetimeve ka bashkëpunuar me një rrjet personash dhe biznesesh të përfshira në pastrimin e parave.

Sipas informacioneve të deritanishme mësohet se në këtë grup përfshihen: Abedin Koçeku, Ervin Koçeku, Astrit Vladi, Kastriot Vladi, Gëzim Islamidhe  Ilir Shtufi

Sipas dosjes, ky grup dyshohet se ka përdorur struktura biznesi për të pastruar të ardhurat nga trafiku i drogës. Mes subjekteve të përmendura janë “Nova Construction 2012”, sot “Nova Group”, si dhe kompanitë “LTD CO” sh.p.k. dhe “Erald-G” sh.p.k., të lidhura me persona të përfshirë në hetim.

Në kuadër të hetimeve janë përfshirë edhe emra të tjerë biznesmenësh, përfshirë Artur Shehu dhe Leonard Bishaj. Një nga pistat kryesore të hetimit lidhet me pronat në zonën e Zvërnecit, ku SPAK ka nisur verifikime për disa transaksione të dyshuara si pjesë e skemave të pastrimit të parave.

Sipas dosjes, është vendosur edhe sekuestrim preventiv mbi rreth 128 milionë euro në llogarinë e noteres Amela Mukaj, të cilat dyshohet se janë përdorur në disa shitblerje tokash në zonën bregdetare.

SPAK ka lëshuar masa sigurie për një listë të gjatë personash të dyshuar:

Ardian Zykaj

Alfredo Hamzai

Adrian Rama

Erjon Rama

Abedin Koçeku

Ervin Koçeku

Artur alias Luciano Koçeku

Dritan Aga

Gëzim Islami

Orest Sota

Ilir Shtufi

Artur Shehu

Edmond Jaupi

Orgest Birçaj

Leonard Bishaj

Arben Ismaili

Astrit Vladi

Kastriot Vladi

Besnik Myftari

Elton Memeti.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese