Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Mosmirënjohja është ndër veset më të shëmtuara", Lulash Vatnikaj letër e hapur Dr. Mhill Gecit: Të shpëtova shtëpinë...

Shkruar nga Newsbomb
"Mosmirënjohja është ndër veset më të
Komenti i Dr. Mhill Gecit

Profesori Lulash Vatnikaj me anë të një postimi në rrjete sociale ka shkruar në formën e një letre të hapur një mesazh drejtuar Dr. Mhill Gecit.

Ai ka rrëfyer disa episode të shkurtra dhe ngjarje konkrete ku tregon ndihmën dhe mbështetjen që herë pas here i ka dhënë Dr. Mhill Gecit duke pëmendrur se ka punuar me përkushtim për zgjedhjen e tij si kryetar i Shoqatës Nikaj-Mërtur, dhe më vonë ka bërë fushatë intensive për të si kandidat deputeti i PD-së madje edhe ndërsa vetë ishte i sëmurë rëndë me kancer, në mes të kimioterapive.

Në fund autori e mbyll me një fjali shumë domethënëse e cila jep të qartë thelbin e mesazhit, që është: Mosmirënjohja është ndër veset më të shëmtuara që njeh njerëzimi.

Mesazhi i  plotë i Lulush Vatnikaj drejtuar Dr. Mhill Gecit:

Një replikë miqësore me shokun dhe mikun tim të vjetër, Dr. Mhill Geci

(Nisur nga një koment "brilant" i Dr. Mhillit në rrjetet sociale.)

Ishte fundi i shekullit të kaluar. Im vëlla Nikoll Vatnikaj, në atë kohë Kryekomisar (Shef i Komisariatit Nr 3), më telefonon me urgjencë:

Nisu menjëherë për Qytetin Studenti. Jam në aksion për një vrasje pranë maternitetit dhe nuk lëviz dot. Fadromat e Policisë Ndërtimore janë nisur për të prishur shtëpinë e Dr. Mhill Gecit dhe N.M. Tako Proletar Roshin dhe thuaji se je vëllai i Nikoll Vatnikajt. Ato shtëpi nuk duhet të prishur. Është amanet.

Mbërrita për pak minuta. Fadromat sapo kishin shembur lokalin e L. Mulajt dhe ishin nisur drejt shtëpisë së doktorit.

Në sheshin para Drejtorisë së QS takova Drejtorin e Policisë Ndërtimore të Shqipërisë, z.Proletar Roshi, të cilit i përcolla fjalët e vëllait dhe ai dha urdhrin që fadromat të tërhiqeshin. Ajo shtëpi nuk u prek kurrë.

Ta gëzoftë djali dhe nipi!

E kujtova këtë ngjarje thjesht sepse ndoshta doktori nuk e mban mend. Më pas ai kandidoi për kryetar të Shoqatës Nikaj - Mërtur dhe unë, në Shqipëri, Kosovë e diasporë, punova me gjithë zemër që ai të zgjidhej. Atëherë besoja se ishte zgjedhja e duhur. Kur u zgjodh më tha: - Jam për të...

Më pas erdhi projekti i rrugës së Currajve të Epërm, të cilin e kam konsideruar dhe vazhdoj ta konsideroj gabimin më të madh që i është bërë atij fshati në historinë e tij. Një projekt që, sipas bindjes sime, e nxori përgjithmonë perlën e Alpeve nga harta e turizmit natyror. Pikërisht aty u thelluan edhe mosmarrëveshjet tona, sepse unë isha dhe mbeta kundër atij projekti.

Më 28 tetor 2023 u përballa me kancerin. Kur mjekët më numëronin ditët e jetës, pas dy vitesh u takuam rastësisht në një vaki në Mamurras.

Doktori më tha:

Isha me Joe DioGuardi në Londër dhe Agron Qoka më tha se kishe qenë i sëmurë.

Në mars 2025, rreth mesnatës, më zgjon në telefon Pal Prebibaj:

– Dr. Mhill Geci është kandidat për deputet i PD-së në Tiranë.

Pa zbardhur mirë dita, unë kisha bërë tashmë statusin tim: "Mhill Geci Deputet!"

Edhe pse vetë isha mes tubave, kimioterapive e transfuzioneve të gjakut dhe udhëtimeve të vazhdueshme mes Zvicrës, Italisë, Greqisë dhe Tiranës për mjekime, çdo natë bëja fushatë për doktorin.

Ato që përmenda këtu nuk janë as 0.0001% e asaj që di dhe mbaj në kujtesë. Nuk dua të hyj më thellë, sepse edukata dhe etika më ndalojnë.

Doktor, unë jam Lulash Vatnikaj. Pasnesër mbush 63 vjeç. Nuk kam qenë kurrë anëtar partie apo shoqate dhe nuk kam i kam bërë keq askujt, nuk kam mashtruar as gënjyer askënd kurrë, nuk i kam borxh askujt në këto vite, bile as menduar të keqen e askujt kurrë. Jam rritur me bindjen se nderi, fjala e dhënë dhe dinjiteti vlejnë më shumë se çdo post. Vij nga një familje që e ka ruajtur nderin ndër breza dhe për këtë ndihem krenar. Dyqind e ca prokuror ka shteti Shqiptar sot, dy janë pasardhës të tim eti Pjetër Sokolit.

Të uroj shëndet, jetë të gjatë dhe çdo të mirë ty dhe familjes tënde. Por një gjë po ta them me sinqeritet:

Këtej e tutje do të rri në majë të thanës. Dhe mbaje mend një fjalë të vjetër:

Mosmirënjohja është ndër veset më të shëmtuara që njeh njerëzimi.

Tung, Doktor!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese