Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mbyllet seanca e fundit plenare, protestuesit u bëjnë pritë deputetëve, qëllojnë me vezë automjetet e tyre

Shkruar nga Newsbomb
Mbyllet seanca e fundit plenare, protestuesit u bëjnë pritë
Foto nga protestuesit

Kuvendi mbylli këtë të hënë seancën e fundit plenare, ndërsa në përfundim të saj deputetët u pritën nga protestuesit dhe u qëlluan me vezë gjatë largimit nga godina.

Teksa deputetët po largoheshin nga Kuvendi, një grup protestuesish u kishte zënë pritë, duke hedhur vezë në drejtim të automjeteve të tyre.

Mësohet se protestuesit kanë hyrë nga pjesa pranë xhamisë, duke u paraqitur si turistë dhe më pas nisën sulmin e tyre me vezë.

Menjëherë kanë ndërhyrë forcat e Policisë, të cilat kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese