Hapësire reklamuese

Aktualitet

EKSKLUZIVE/ Krushqia e biznesmenëve të mëdhenj Kadri Morinaj dhe Avni Nuri, një javë këngë e valle në Tiranë për dasmën VIP me 850 të ftuar

Shkruar nga Newsbomb
EKSKLUZIVE/ Krushqia e biznesmenëve të mëdhenj Kadri Morinaj dhe
Pamje nga dasma madheshtore te Pallati i Kongreseve - Kadri Morinaj dhe Lutfi Nuri

Kadri Morinaj dhe Avni Nuri kanë lidhur krushqi me rastin e martesës së djalit të biznesmenit të sigurimeve, Kreshnikut, me vajzën e një prej sipërmarrësve të mëdhenj të Tiranës, Sindin, duke mbajtur zgjuar kryeqytetin për një javë me radhë, me këngë e valle. 

Ashtu siç kemi raportuar më herët, dasma ka nisur ditën e hënë në të dyja familjet dhe ka vazhduar sipas traditës gjatë gjithë javës, deri të dielën kur është mbajtur darka e madhe në Pallatin e Kongreseve.

Newsbomb.al ka publikuar pamje nga ceremonia madhështore në sallën e madhe, e cila është shndërruar në një kopsht gjigand lulesh, ndërsa të ftuarit e familjeve ishin më shumë se 850, kurse stafi që u kujdes për gjithë deri në detaje, rreth 350 persona.

 

Siç shihet në këto pamje, ish-presidenti i Tiranës dhe aktualisht zëvendëspresidenti i FSHF-së, Lutfi Nuri mban fjalën në ceremoninë e martesës dhe krah tij qëndron krushku i ri, Kadri Morinaj.

Lutfi Nuri është vëllai i Avni Nurit dhe familja e tyre me origjinë çame është mjaft e respektuar në Tiranë, për shkak të aktiviteteve të mëdha e të fuqishme në sipërmarrje, por edhe përfshirjes në sporte të ndryshme, kryesisht futboll.

Familja e madhe Nuri (Nuriu) është e dashuruar me sportin sepse veç mundësit të njohur Kadri Nuriu, i cili është shpallur herë kampion kombëtar në peshat 52 -56 kg dhe ka marrë titullin “Mjeshtri Madh”, edhe 15 anëtarë të tjerë të kësaj familje janë marrë me sporte, duke përfshirë dy vëllezërit dhe fëmijët e tyre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Redaksia ka mësuar se dasma pavarësisht pompozitetit dhe modernitetit në dukje, në fakt nuk ka lënë mënjanë traditën. 850 të ftuarit e familjes nga Shqipëria, Kosova, rajoni, Europa, Amerika dhe Azia, kanë shijuar edhe rapsodët dhe tupanat e Kukësit.

Në oborrin e familjes Morinaj, dasma ka nisur ditën e hënë me këngë e valle, ndërsa të enjten krushqit janë nisur për te nusja. Të dielën, sipas traditës, Kreshniku ka marrë nusen dhe në mbrëmje, ai dhe Sindi, bashkë me qindra të ftuarit e familjeve Morinaj e Nuri, kanë festuar në Pallatin e Kongreseve.

Familjarë, miq dhe partnerë të biznesmenëve Kadri Morinaj e Avni Nuri kanë ardhur nga gjithë bota për ta nderuar në këtë natë të veçantë, ku djali i tij i madh Kreshniku kurorëzoi dashurinë në martesë me partneren Sindi Nuri.

Nga pamjet që kanë dalë në media, bie në sy se të ftuar kanë personazhe të njohur të politikës, medias, artit dhe biznesit, të cilët e kanë bërë edhe më të veçantë këtë mbrëmje të shënuar për familjet Morinaj e Nuri, përcjell newsbomb.al.

Sinan Hoxha, Fatmira Breçani, Bujar Qamili, Gezim Nika dhe Alberie Hadërgjonaj, Meda dhe Olen Cezari kanë qenë disa nga këngëtarët më në zë të muzikës shqiptare, që kanë kënduar për të ftuarit. Gjithashtu, redaksia mëson se të ftuar kanë qenë një këngëtar grek dhe një turk.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese