Hapësire reklamuese

Aktualitet

Blutë “ngritën në ajër” Arben Kolën e shoqëruan disa të tjerë, qytetarët zbarkojnë para Komisariatit Nr.1: Lironi çunat, lironi gocat!

Shkruar nga Newsbomb
Blutë “ngritën në ajër” Arben Kolën e
Pamje nga situata aktuale te Komisariati Nr.1

Protestuesit kanë mbyllur protestën  para Parlamentit dhe kanë mbërritur para Komisariatit Nr.1 duke kërkuar lirimin e personave që u ndaluan gjatë tubimit të sotëm, mes tyre dhe një nga organizatorët e tubimit, Arben Kola.

“Lironi çunat! Lironi gocat! Nuk jeni vetëm!” dëgjohen qytetarët duke brohoritur para komisariatit.

Bëhet me dije se te komisariati në fjalë mbahen rreth 5 persona, ndërsa dyshohet se numri i të shoqëruarve mund të jetë rritur.

Në një prononcim të dhënë për mediat, Dritan Goxhaj ka cilësuar ndalimin e 5 qytetarëve të paligjshëm. Ndërsa theksohet se deri më tani nuk dihet akoma nëse ata po mbahen në qeli apo vetë po japin dëshmi.

“Nuk e dimë nëse ata janë arrestuar apo po japin dëshmi. Këtë do ta marrim vesh sapo të dalin avokatët.  Protestuesit janë zhvendosur sot nga Parlamenti. Qytetarët janë ndaluar vetëm se protestonin. Nuk ka pasur asnjë përplasje me Policinë e Shtetit. Ndalimet janë të paligjshme” tha Dritan Goxhaj.

Nga ana tjetër, qytetarët të ndodhur para Komisariatit Nr.1 vijojnë me thirrjet: Nuk jeni vetëm!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese