Hapësire reklamuese

Aktualitet

Protestuesit ndahen në disa grupe, tentojnë të shpërqendrojnë policët, nisin shoqërimet e para

Shkruar nga Newsbomb
Protestuesit ndahen në disa grupe, tentojnë të
Nje aktivist duke u shoqeruar nga Policia

Personi në foto është ndër të parët protestues që është shoqëruar nga shërbimet e Policisë së Shtetit në protestën e sotme qytetare, e cila ka nisur përpara Kuvendit dhe tani është shpërndarë në disa zona të ndryshme.

Synimi i qytetarëve protestues është që të shpërqendrojnë shërbimet e planizuara në hyrjen përpara Kuvendit, në mënyrë që ata më pas të mësyjnë për të sulmuar me vezë deputetët.

Protestuesit ndahen në disa grupe, tentojnë të
Nje aktivist duke u shoqeruar nga Policia

Mirëpo, në këto tentativa ka pasur edhe protestues të shoqëruar, të cilët janë fiksuar nga kamerat e mediave duke u futur një nga një në automjetet e Policisë së Shtetit.

Nuk dihet se çfarë veprimesh ka kryer ai, por shoqërimi ka ndodhur në zonën e Rrugës së Elbasanit, ku protestuesit kanë kaluar disa herë në mënyrë që të shpërqendrojnë efektivët dhe të gjejnë një rrugëkalim të hapur për te Kuvendi.

Protestuesit ndahen në disa grupe, tentojnë të
Nje aktivist duke u shoqeruar nga Policia

Ndryshe nga herët e kaluara, sot situata është më e qetë dhe numri i protestuesve pjesëmarrës është më i ulët. Paradoksalisht, në rrugë ka më shumë efektivë sesa protestues.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese