Hapësire reklamuese

Aktualitet

Sot Kuvendi mblidhet në seancë plenare pararelisht me protestën, ç’përfshihet në rendin e ditës

Shkruar nga Newsbomb
Sot Kuvendi mblidhet në seancë plenare pararelisht me protestën,
Foto ilustruese

Sot Kuvendi pritet të mblidhet në seancë plenare në orën 10:00. Pika kryesore e rendit të ditës së sotme në Kuvend është caktimi i anëtarëve zëvendësues në komisionet parlamentare.

Ndërsa jashtë dyreve të Kuvendit pritet që të mblidhet sërish një protestë. Qytetarët pritet të mblidhen në sheshin Skënderbej, prej ku do të nisë marshimi drejt godinës së Kuvendit të Shqipërisë.

Kujtojmë se seanca e kaluar u shoqërua me debate e tensione të shumta, teksa jashtë ishte duke u zhvilluar edhe protesta. Kanë qenë deputetët e opozitës ata të cilët kanë bllokuar foltoren duke mos lejuar kështu prezantimin e e raportit të Partisë Socialiste për reformën territoriale. Pas kësaj, mes kaosit të gjitha projektrezolutat dhe projektligjet që ishin në rendin e ditës u miratuan me votat e socialistëve.

Gazment Bardhi u përjashtua nga seanca pasi hodhi ujë në drejtim të Ramës.Po ashtu ra në sy mos pjesëmarrja në votim e dy deputetëve socialistë, Braçe dhe Spiropali, për aktin normativ që i dha 4.3 mln euro këngëtarit amerikan Kanye West

Rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 23.7.2026.

2. Njoftime.

3. Projektvendimi "Për një ndryshim në vendimin nr. 87/2026, “Рër caktimin e anëtarëve zëvendësue në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit", i ndryshuar".

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese