Hapësire reklamuese

Aktualitet

VIDEO/ Strategji e Policisë për të mbyllur protestën?! Efektivët mbajnë "në ajër" Arben Kolën, drejtuesin e marshimit

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Strategji e Policisë për të mbyllur protestën?!
Efektivët mbajnë "në ajër" Arben Kolën, drejtuesin e marshimit

Aktivisti dhe drejtuesi i marshimit qytetar, Arben Kola është shoqëruar nga Policia e Shtetit, në nisje të protestës së sotme. Nuk dihet nëse ai ka qenë duke kryer ndonjë veprim të dhunshëm, apo shoqërimi i tij është bërë për të mbyllur protestën.

Gjatë gjithë kohës, Kola është parë me megafon në dorë dhe ka ndikuar në orientimin e turmës në zona të ndryshme përreth Kuvendit të Shqipërisë, në mënyrë që të shpërqendrojë shërbimet e planizuara.

Siç shihet dhe nga këto pamje, katër efektivë mbajnë "në ajër" drejtuesin e protestës Arben Kola dhe e shoqërojnë drejt një prej makinave të Policisë, për ta dërguar ndoshta drejt Komisariatit Nr.1 që ndodhet aty pranë.

Ndërkohë, vetë Kola shihet i pashqetësuar dhe nuk e lëshon nga dora megafonin me të cilin u bën thirrje qytetarëve gjatë marshimit.

Ndryshe nga herët e kaluara, sot situata është më e qetë dhe numri i protestuesve pjesëmarrës është më i ulët. Paradoksalisht, në rrugë ka më shumë efektivë sesa protestues, të cilët janë stepur ndoshta dhe për shkak të reshjeve të mëngjesit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese