Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kuvendi sot DY seanca plenare, pritet votimi i marrëveshjes ushtarake me SHBA

Shkruar nga Newsbomb
Kuvendi sot DY seanca plenare, pritet votimi i marrëveshjes ushtarake me
Kuvendi

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me mbledhjen e kësaj të hëne të Parlamentit, ku do të mbahen dy seanca brenda ditës.

Parlamenti pritet të votojë sot marrëveshjen e sjellë nga qeveria të premten, në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sipas Euronews.al

Marrëveshja nuk ishte pjesë e rëndit të ditës, por pritet që do të jetë kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ai i cili në nisje të seancës plenare të bëjë të ditur ndryshimin, me qëllim që të shqyrtohet dhe miratohet me procedurë të përshpejtuar.

Pas njoftimit në sallën e Kuvendit, marrëveshja pritet të kalojë për shqyrtim në komisionet parlamentare, ndërsa deputetët do të rikthehen në një seancë të dytë plenare, e planifikuar në orën 15:00.

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese