Pamje nga pika kufitare Kapshticë
Pas 4 orësh kur qarkullimi i makinave në pikën kufitare të Kapshticës u bllokua për shkak të grevës së punonjësve grekë, mësohet se situata është normalizuar dhe ka filluar lëvizja e mjeteve.
Ashtu siç dhe raportuam pak më parë, bllokimi i pikës kufitare të Kapshticës ishte parashikuar të zgjaste për 4 orë, e ashtu ndodhi.
Siç mund ta shikoni dhe në pamjet e mëposhtme, në Kapshticë ka vijuar normalisht qarkullimi i makinave.
Bëhet me dijë se udhëtarët po vijojnë procedurat për kalimin drejt Greqisë dhe anasjelltas.
Ndërsa nga ana e doganës greke janë paralajmëruar dhe protesta të tjera në vijim.
Sondazh
Poll

