Hapësire reklamuese

Aktualitet

Protestuesit ndryshojnë vendndodhjen, zhvendosen te Ministria e Brendshme dhe fillojnë marshimin në bulevardin Zhan D'Ark

Shkruar nga Newsbomb
Protestuesit ndryshojnë vendndodhjen, zhvendosen te Ministria e Brendshme
Foto nga marshimi i protestuesve

Pasi forca të shumta policie, u parapërgatitën për protestën duke blinduar çdo hyrje të mundshme në parlament, protestuesit nga godia e Kuvendit janë zhvendosur te Ministria e Brendshme, dhe tashmë mësohet se kanë filluar të marshojnë përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, dhe më tej kanë filluar të marshojë në bulevardin Zhan D'Ark.

Sipas raportimeve ata janë përpjekurmë parë  të hyjnë në zonën pedonale, por e kanë pasur të pamundur për shkak të kordonit të policisë të vendosur aty.

Ndërkohë nga ana tjetër, në Kuvend kanë filluar të mbërrijnë ministrat dhe deputeët për seancën e radhës e cila do të mbahet sot në orën 10:00.

Kujtojmë se protestuesit janë mbledhur që prej orës 08:00 në sheshin Skënderbej dhe më pas kanë marshur drejt Kuvendit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese