Pamje nga protesta e 23 korrikut para Kuvendit
Sot do të ketë sërish protestë para Parlamentit. Kështu kanë lajmëruar organizatorët, të cilët kanë bërë thirrje publike që këtë të hënë, 27 korrik, qytetarët të mblidhen në sheshin Skënderbej, prej ku do të nisë marshimi drejt godinës së Kuvendit të Shqipërisë.
Mendohet se ashtu siç ndodhi të enjten e fundit, qytetarët do të mblidhen rreth orës 8 e 30. Kjo protestë pritet të zhvillohet paralelisht me zhvillimin e dy seancave të fundit plenare për këtë sesion parlamentar, dhe do të jetë e 58-a ditë e protestave.
Ndërkohë kujtojmë se kjo protestë vjen pas asaj të zhvilluar ditën e enjte para Parlamentit, e cila u shoqërua me tensione të shumta.
Sondazh
Poll
