Një sherr mes një grupi të rinjsh është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes të së dielës në zonën e pedonales në qytetin e Durrësit. Prej ku mësohet se janë plagosur me thikë tre të rinj.
Sipas informacionit të dhënë nga policia, gjatë një konflikti të çastit janë plagosur shtetasit F.B., 19 vjeç, L.C., 20 vjeç dhe U.C., 18 vjeç. Dy prej tyre mësoohet se kanë marrë plagë të shumta dhe janë transportuar për në spitalin e Durrësit, ndërsa i treti raportohet se nuk ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore. Fatmirësisht të tre të rinjtë janë jashtë rrezikut për jetën.
Sipas hetimeve paraprake, në konflikt janë përfshirë shtetasit L.Ç., 19 vjeç dhe një 15-vjeçar, të cilët dyshohet të jenë autorë të plagosjes. Shërbimet e policisë, vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e tyre.
