Hapësire reklamuese

Politikë

VIDEO/ Agron Shehaj mori dokumentin e marrëveshjes me SHBA-në dhe dëmtoi punonjësen e Kuvendit te shkallët, telefonata për hetimin e ktheu me urgjencë në parlament

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Agron Shehaj mori dokumentin e marrëveshjes me SHBA-në dhe
Momenti kur Shehaj largohet me vrap

Momenti kur deputeti Agron Shehaj merr dokumentin e marrëveshjes me SHBA-në për huanë prej 302 milionë dollarësh dhe largohet me të nga ambientet e Kuvendit është bërë viral, duke tërhequr vëmendjen e mediave në vend.

Në pamjet e publikuara, kryetari i Partisë Mundësia shihet teksa hyn në një prej zyrave të Kuvendit, merr dokumentin që ndodhej mbi tryezë dhe më pas largohet me shpejtësi. Burime për Newsbomb.al tregojnë se një punonjëse e Kuvendit e ka ndjekur Shehajn deri pranë shkallëve, në përpjekje për të rimarrë dokumentin. Të njëjtat burime pretendojnë se gjatë situatës ka pasur një konfrontim fizik, nga e cila punonjësja ka pësuar dëmtime të lehta.

Menjëherë pas kësaj situate, bëhet me dije se Shehajt i është kërkuar përmes telefonit të kthente dokumentin, për shkak të rëndësisë së tij, ndërsa në të kundërt mund të nisnin procedurat përkatëse për verifikimin e ngjarjes duke rrezikuar edhe një hetim të mundshëm penal. Pas komunikimit, kreu i Partisë Mundësia është rikthyer në Kuvend dhe ka dorëzuar dokumentin që kishte marrë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese