Ministrja e Shëndetësisë, profesoresha Evis Sala ka dhënë një intervistë për median gjermane dhe ka shpalosur vizionin e saj transformues për sistemin shëndetësor shqiptar, bazuar në përvojën e saj në zbatimin e reformave.
Ajo ka treguar pritshmëritë kur ka marrë detyrën dhe nevojën për të rishikuar të gjithë sistemin, sepse rikthehej në Shqipëri pas 29 vitesh, jo sepse gjërat ishin bërë gabim, por i shihte me një sy të ri.
"E dija se si duhet të funksionojë një sistem shëndetësor modern, bazuar në përvojën time në zbatimin e reformave, përfshirë edhe inteligjencën artificiale, në vende të ndryshme të Europës dhe në Shtetet e Bashkuara.
Në fillim mendova: “Këtë mund ta bëj brenda një viti. Mund ta transformoj të gjithë sistemin.” Por, pastaj kuptova se mendimi që mund t’i bësh të gjitha njëherësh mund të çojë drejt dështimit. Nuk mund të ndryshosh gjithçka njëherësh", ka thënë ajo.
Ministrja Evis Sala është shprehur më tej se ka analizuar me kujdes se për çfarë kishte nevojë për ndërhyrje, ka përcaktuar prioritetet dhe më është përqendruar në dy ose tre objektiva kryesorë, duke u angazhuar për t’i çuar deri në fund.
Intervista e plotë e ministres Evis Sala për median gjermane:
Kur mora këtë detyrë, pothuajse menjëherë e kuptova se çfarë doja të bëja. Doja të rishikoja gjithçka. Jo sepse gjërat ishin bërë gabim, por sepse po i shihja me një sy të ri, pasi isha rikthyer në vend pas 29 vitesh.
E dija se si duhet të funksionojë një sistem shëndetësor modern, bazuar në përvojën time në zbatimin e reformave,përfshirë edhe inteligjencën artificiale, në vende të ndryshme të Europës dhe në Shtetet e Bashkuara.
Në fillim mendova: “Këtë mund ta bëj brenda një viti.Mund ta transformoj të gjithë sistemin.”
Por, pastaj kuptova se mendimi që mund t’i bësh të gjitha njëherësh mund të çojë drejt dështimit. Nuk mund të ndryshosh gjithçka njëherësh.
Prandaj vendosa të ndalem, të analizoj me kujdes se çfarë kishte nevojë për ndërhyrje, të përcaktoj prioritetet dhe më pas të përqendrohem në dy ose tre objektiva kryesorë, duke u angazhuar për t’i çuar deri në fund.
Natyrisht, gjatë rrugës do të ketë edhe ndërhyrje të tjera, të lidhura ose jo me ato prioritete.
Do të kishte zgjidhje të shpejta, gjëra që ndoshta nuk duken të rëndësishme apo kërkojnë pak energji, por që kanë ndikim të madh.
Pra, në fund, do të jetë një përzierje elementesh të ndryshme. Por nëse e humbet fokusin dhe mendon se do t’i bësh të gjitha.
Pastaj, tërhiqesh pak dhe thua: “Mirë, tani e kam krijuar një tablo të qartë, e di se çfarë duhet rregulluar. Tani do të veproj hap pas hapi, ose do të merrem me tri gjëra njëherësh, nuk ka rëndësi se si vepron, për sa kohë që përqendrohesh vërtet dhe zgjedh betejat e duhura.”
Si e menaxhoni këtë? Si thoni “jo”, veçanërisht në mjedise ku kundërshtarët tuaj dhe meqenëse tashmë jeni në botën e politikës, gjithmonë do të keni kundërshtarë e kanë të lehtë t’ju përgjigjen me pyetje të tilla si: “Pse nuk e meritojmë ne këtë?” apo “Pse nuk mund ta siguroni këtë?”
Shqipëria është një vend i vogël. Ju përcaktoni prioritetet dhe ato dy-tri prioritete që vendosni janë në nivel kombëtar. Pra, ndikimi është kombëtar, është një gjë e vogël për t’u realizuar, por me rëndësi të madhe, sepse keni krijuar një model që mund të funksionojë në të gjithë vendin.
Nga ana tjetër, më lejoni t’ju jap një shembull: ajo që kam vënë re këtu është se kujdesi parësor është mjaft i mirë. Do të thoja që kujdesi parësor këtu është i organizuar pak a shumë si sistemi i mjekut të përgjithshëm në Mbretërinë e Bashkuar apo edhe më mirë se në disa vende të tjera. Është i digjitalizuar. Pra, fokusi nuk është këtu. A mund të jetë më mirë? Sigurisht që mund të jetë. Ne do ta ruajmë cilësinë dhe do ta përmirësojmë atë.
Por, ajo që duhet vërtet të përmirësoj është kujdesi spitalor. Këtu e kam fjalën për inteligjencën artificiale dhe digjitalizimin. Duhet të përmirësohet kujdesi spitalor dhe procesi i digjitalizimit.
Duhet të ndërtojmë një sistem të integruar, sepse aktualisht funksionojmë në struktura të fragmentuara,me “ishuj” të ndarë mes tyre.
Këto ndarje ekzistojnë jo vetëm në praktikën mjekësore, por edhe në mënyrën se si merren vendimet.
Duket interesante varësisht nga këndvështrimi por, të mësosh të thuash “jo” është shumë më e vështirë sesa të mësosh të thuash “po”.
Megjithatë, duhet mbajtur parasysh një gjë: nëse u thua “po”shumë gjërave dhe nuk i realizon ato, kjo është në fakt më keq sesa të thuash “jo”.
Megjithatë, duhet mbajtur parasysh një gjë, nëse u thua “po” shumë gjërave dhe nuk i realizon ato, kjo është në fakt më keq sesa të thuash “jo”.
