Hapësire reklamuese

Politikë

Kryeministri Rama lë zyrën në orët e vona të mbrëmjes, kalon pranë protestuesve në bulevard (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Kryeministri Rama lë zyrën në orët e vona të
Ilustrim: Kryeministria dhe Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, pas një ditë të gjatë pune që kulmoi me mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, ka lënë ambientet e zyrës në Kryeministri dhe është larguar në orët e vona të mbrëmjes të së premtes.

Eskorta e makinave që shoqëronin kreun e qeverisë, ka kaluar pranë protestuesve në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Ndërsa iu kali vetëm pak metra tyre, protestuesit kanë shpërthyer në akuza ndaj tij, teksa dëgjohen thirrjet: “O hajdut”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”.

Kujtojmë që në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, nuk munguan as debatet mes socialistëve të cilat kulmuan me përplasjen e kryeministrit Rama me deputetin e PS-së.

Ndërsa po ashtu gjatë mbledhjes, u prezantua dhe dokumentin Strategjik "BESA".

Video Credits: Ballkan Web

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese