Hapësire reklamuese

Bota

“Do paguani çmim të lartë për këtë sjellje të paligjshme”, Trump i kthehet keq BE-së pas gjobës 1 miliardë dollarë ndaj Google: Kjo është grabitje ndaj taksapaguesve amerikanë

Shkruar nga Newsbomb
“Do paguani çmim të lartë për këtë sjellje
Presidenti i SHBA-së Donald Trump

Donald Trump ka reaguar ashpër nga Bashkimit Europian pas gjobës prej 1 milion dollarësh që BE I vendosi Google.

Nëpërmjet një postimi në Truth Social ai akuzoi se ata po shenjtërojnë padrejtësisht kompanitë e mëdha duke i vendosur gjoba miliarda dollarëshe dhe kjo është e pajustifikueshme.

Trump tha se në total vlera e gjobave të vendosura nda kompanisë i tejkalon 18 miliardë dollarë duke renditur se më herë ndaj kompanive amerikane janë vendosur gjoba të majme si 15 miliardë dollarë ndaj Apple, 3 miliardë dollarë ndaj Meta dhe 2.5 miliardë dollarë ndaj Amazon.

“Shtetet e Bashkuara nuk janë ‘banka derrkuci’ e Evropës dhe nuk do ta lejojmë të jenë”, shkroi Trump.

Presidenti amerikan paralajmëroi se administrata amerikane do të nisë menjëherë hetimet mbi këtë çështje, që sipas tij është grabitje e kompanive amerikane dhe taksapaguesve.

Trump shtoi se kjo praktikë nisi gjatë administratës së presidentit Joe Biden por theksoi se gjatë mandatit të tij kjo nuk do të vijojë.

“Bashkimi Evropian do të paguajë një çmim shumë të lartë për këtë sjellje të paligjshme dhe shumë joetike, për të cilën i kam paralajmëruar vazhdimisht”, u shpreh Trump.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese