Hapësire reklamuese

Bota

Trump padit BBC-në për dëm financiar rreth 10 miliard dollarë nga një dokumentar që nuk u transmetua kurrë

Shkruar nga Newsbomb
Trump padit BBC-në për dëm financiar rreth 10 miliard
Donald Trump vs BBC

Mes presidentit Donald Trump dhe transmetuesit britanik BBC, që prej vitit 2024 ka nisur një përplasje si pasojë e publikimit të një dokumentari i cili, sipas Trump i ka shkaktuar dëmtime financiare dhe prishje të imazhit.

 Bëhet fjalë për një dokumentar të emisionit "Panorama", i cili trajtoi trazirat e ndodhura në Kapitolin e SHBA-së.

Pretendimeve të Trump për dëme financiare rreth 10 miliardë dollarë dhe dëmtim të reputacionit, BBC i është përgjigjur me kërkesën e dokumenteve financiare që verifikojnë pretendimin e Trump.

Gjykatësja e Floridës, Enjolique Lett i ka kërkuar këto fakte avokatëve të Trump, por ai e ka quajtur këtë veprim të parakohshëm, të papërshtatshëm dhe të ashpër.

Përfaqësuesit ligjorë të Trump e quajtën kërkesën e BBC-së një "ekspeditë peshikimi" ndërsa avokatët e transmetuesit britanik i quajnë të nevojshme dokumentet financiare të "Donald J. Trump Revocable Trust" për të vlerësuar dëmin që mund të jetë shkaktuar.

BBC kërkon që padia të tërhiqet pasi ky dokumentar nuk është transmetuar as në Florida dhe në asnjë shtet tjetër.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese