Pak orë pasi presidenti amerikan paralajmëroi se SHBA-të do të “bombardojnë dhe shkatërrojnë një urë apo central elektrik” sa herë që Irani synon një anije që kalon Ngushticën e Hormuzit, ka ardhur reagimi i rrufeshëm nga iranianët.
Përmes një njoftimi të ndarë pasditen e sotme në rrjet, kryetari i Parlamentit të Iranit dhe kryenegociatori Mohammad Bagher Qalibaf, theksoi se situata në Ngushticën e Hormuzit nuk do të kthehej në gjendjen e para luftës.
Ndërsa ka paralajmëruar se asnjë vend në rajon nuk do të mundet të shesin naftë nëse Iranit i ndalohet që ta bëjë këtë.
Në postimin e ndarë në “X”, Qalibaf tha se konflikti ishte bërë një ekuacion “gjithçka ose asgjë”.
“Ekuacioni i kësaj lufte është shumë i qartë: ose gjithçka, ose asgjë. Në një rajon ku ne nuk do të shesim naftë, askush nuk do të shesë naftë. Nëse siguria e vendit tonë nuk është e garantuar, asnjë infrastrukturë nuk do të jetë e sigurt dhe siguria e Ngushticës së Hormuzit do të sigurohet vetëm me mungesën e trupave amerikane. Ne kemi deklaruar vazhdimisht se situata në Ngushticën e Hormuzit nuk do të kthehet kurrë në gjendjen që ishte para luftës” shkroi Qalibaf në postimin e bërë pasditen e kësaj të mërkure.
???????? Qalibaf, Speaker of the Iranian Parliament:
— ???????????????????????????????? ???????????????????? (@SprinterPress) July 22, 2026
????The equation of this war is very clear: either everything, or nothing.
????In a region where we will not sell oil, no one will sell oil.
????If the security of our country is not guaranteed, no infrastructure will be safe, and the… pic.twitter.com/GEGHUg8sY9
Lufta që ka prekur Lindjen e Mesme për më shumë se 6 muaj, ka pasur pasoja të ndjeshme në mbarë botën, pasi çmimi i naftës dhe i benzinës kanë pësuar rritje të ndjeshme anë e mbanë, përfshirë këtu dhe Shqupërinë.
Nëse palët e përfshira në luftë, SHBA-të dhe Irani, nuk gjejnë një zgjidhje apo dakordësohen për një paqe të plotë, për të cilën negociatat e tyre shpesh kanë dështuar, ekziston mundësia që së shpejti bota të preket nga çmime të reja, shumë më të larta se ato aktualet, sidomos të hidrokarbureve.

