Hapësire reklamuese

Bota

Bilanc tragjik nga temperaturat e larta që goditën Francën, vala e të nxehtit shkaktoi mbi 5,760 vdekje

Shkruar nga Newsbomb
Bilanc tragjik nga temperaturat e larta që goditën Francën, vala
Foto ilustruese

Franca ka regjistruar 5,764 vdekje të lidhura me valën rekord të nxehtit që goditi vendin nga 17 qershori deri më 2 korrik.

Gjatë kësaj periudhe, në rajonet e prekura u regjistruan gjithsej 21,674 vdekje nga të gjitha shkaqet.

Më 24 dhe 25 qershor, Franca përjetoi ditët më të nxehta të regjistruara ndonjëherë, me një temperaturë mesatare kombëtare prej 30 gradë Celsius. Vendi u përball gjithashtu me temperatura rekord gjatë natës, ndërsa në shumë zona termometri kaloi 40 gradë Celsius.

Vala e të nxehtit nuk preku vetëm Francën, por të gjithë Evropën, temperaturat ekstreme që mbërritën shumë më herët se zakonisht dhe me intensitet të lartë kanë shkaktuar mbi 10,000 vdekje më shumë se sa pritej gjatë kulmit të kësaj vale.

Rajoni i Parisit rezulton të jetë goditur më rëndë, ku u regjistruan 1,999 vdekje të tepërta, rreth 80 për qind më shumë se sa do të pritej në kushte normale, pa ndikimin e valës së të nxehtit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese