Finalistja e Miss Universe Tegucigalpa, Wualys Fuentes Aquino, është gjetur e pajetë në banesën e saj në kryeqytetin e Hondurasit, Tegucigalpa.
23-vjeçarja u gjet të hënën nga familjarët, pasi prej disa ditësh nuk kishin arritur të lidhnin kontakt me të. Familarët shkuan në banesën e saj, ku e gjetën pa shenja jete.
Autoritetet vendase kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e vdekjes. Deri më tani nuk është bërë i ditur shkaku i ndarjes së saj nga jeta, ndërsa hetuesit po shqyrtojnë të gjitha pistat.
Lajmi i vdekjes së saj është bërë më dije ditën e sotme nga organizata Miss Universe Tegucigalpa përmes një postimi në Instagram.
“Organizata e Miss Universe Tegucigalpa shpreh pikëllim të thellë për ndarjen nga jeta të nënkampiones sonë, Wualys Aquino; dëshirojmë t’u shprehim ngushëllimet tona familjes dhe miqve të saj”, thuhet në deklaratë.
