Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, gjatë një interviste në “Ora e Fundit” në ABC News, ka dhënë një portret të detajuar të autorit të ngjarjes tragjike në Roskovec. Ai e përshkroi Refit Buzin si një person me prirje të dhunshme, të njohur më parë për probleme ligjore dhe me urdhra mbrojtës ndaj tij.
“Është personaliteti i një përndjekësi, njeriu të dhunshëm, me urdhra mbrojtjesh, ishte në arrest shtëpie. Një marrëdhënie me vajzën, me ulje dhe ngritje, me çekuelibrime emocionale. Prindëit e saj i fajësonte për çdo gjë. Kishte disa ditë që nuk flinte gjumë, dy ditë që nuk hante bukë. Çohet, merr një armë gjaku, shkon tek banesa e vajzës, qëllon babain në gjoks të parin, edhe nënën, dhe me tytën e çiftës godet vajzën. Largohet me makinë dhe rrugës ndaloi një qytetar dhe i merr celularit. Merr sallën e policisë në Fier. Kishte gjetur një vend me fushëpamje të madh. Forcat e kanë lokalizuar, fillimisht ka kërkuar shefin e një posti policie.” tha Karamuço
Eksperti tregoi se policia arriti të shpëtonte jetën e vajzës dhe nisi një negociatë të gjatë me autorin, i cili këmbëngulte se do t’i jepte fund jetës. Ai mbante armën në gojë, refuzonte të dorëzohej, dhe vetëm pas orësh të tensionuara, pasi doli nga makina, vendosi të vritet duke qëlluar veten në gjoks.
“Kanë shpëtuar jetën e vajzës, e bindën autorin ta nxirrte nga makina. Ka vazhduar një negociatë e gjatë. Ky person ka mbajtur tytën e çiftes në gojën e tij, ka qenë persistent që do i jepte fund jetës. Në një moment iu ofrua kafe, ujë, doli nga makina, por mbante armën. Pastaj, diku pasdite, i ka dhënë fund jetës, duke u goditur në gjoks. Edhe me probleme në Britaninë e Madhe, me lëndë narkotike. Edhe në Gjermani, me një biznes që i shkoi keq, kishte borxhe”, theksoi ai.
