Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Ulqin, në zonën e quajtur Plazhi i Madh, ku një turiste nga Maqedonia e Veriut dyshohet se ka shtypur dy qen me makinë, duke i lënë të ngordhur në vend.
Pamjet filmike që qarkullojnë në rrjete sociale janë tejet tronditëse dhe kanë shkaktuar reagime të forta në opinionin publik.
Bëhet me dije se autorja e dyshuar e këtij akti makabër kishte marrë një apartament me qira pranë disa subjekteve që administrohen një shqiptarë dhe pasi shtypi qentë u kthye në apartament, mori sendet e saj dhe u largua pa paguar.
Mediat malazeze njoftojnë se policia e Ulqinit është vënë në ndjekje të rastit dhe ka mundur të arrestojë të dyshuarën e cila po përpiqej të largohej nga Mali i Zi.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe rrethanave që e shkaktuan.
Credits by: JOQ ALBANIA
⚠️ PAMJE TË RËNDA
— JOQ Albania (@JoqAlbania) July 24, 2026
Videoja tregon momentin kur një grua nga Maqedonia e Veriut shtyp me makinë dy qen në Plazhin e Madh të Ulqinit. Policia e arrestoi teksa po largohej nga Mali i Zi. Më shumë: https://t.co/cchhlxrMwi pic.twitter.com/C3TzXlz0wN
