Hapësire reklamuese

Aktualitet

3 kandidatë për gjykatat e posaçme dhe nga një për Shkodrën e Administrativen, KLGJ-ja u kërkon të tregojnë se janë të aftë e të dorëzojnë prova (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
3 kandidatë për gjykatat e posaçme dhe nga një për
Nje mbledhje e kaluar e anetareve te Këshillit të Lartë Gjyqësor

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zhvilluar këtë të premte mbledhjen e radhës për kandidatët që kanë shprehur interes për të marrë drejtimin e disa gjykatave, duke përfshirë Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, Apelin, Gjykatën e Shkodrës dhe Gjykatën Administrative në Tiranë.

Konkretisht, bëhet fjalë për gjyqtarët Engert Pëllumbi dhe Dhimitër Lara të cilët synojnë pozicionin e kryetarit në Gjykatën e Posaçme të Apelit, Erjon Çela që do pozicionin e kryetarit në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, Ermira Dedja për Gjykatën e Shkodrës dhe Ramiz Lala për Administrativen e Tiranës.

Pavarësisht se kandidaturat shqyrtohen prej disa javësh e muajsh, sërish sot nuk është marrë një vendim nëse ata janë emëruar apo përjashtuar nga gara.

Këshilli i Lartë Gjyqësor njofton se vendosi t’u kërkojë kandidatëve paraqitjen e informacionit mbi aftësitë e tyre drejtuese dhe menaxheriale, si dhe eventualisht, provat me të cilat mbështeten këto aftësi. Për këtë arsye, Këshilli vendosi të shtyjë shqyrtimin e këtyre projektvendimeve.

Njoftim për Shtyp datë 24.07.2026

Sot, më datë 24.07.2026, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës, në të cilën ishin parashikuar për t’u shqyrtuar projektvendimet:

 - “Për verifikimin e plotësimit nga kandidatja znj. Ermira Dedja të kritereve të kandidimit dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë për pozicionin e kryetares në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, të shpallur me vendimin nr. 159 datë 31.03.2026 të Këshillit të Lartë Gjyqësor” / “Për përjashtimin e kandidates znj. Ermira Dedja nga procedura e ngritjes në detyrë për pozicionin e kryetares në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, të shpallur me vendimin nr. 159 datë 31.03.2026 të Këshillit të Lartë Gjyqësor”.

- “Për verifikimin e plotësimit nga kandidati z. Engert Pëllumbi të kritereve të kandidimit dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë për pozicionin e kryetarit në Gjykatën e Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të shpallur me vendimin 148, datë 31.03.2026 të Këshillit të Lartë Gjyqësor” / “Për përjashtimin e kandidatit z. Engert Pëllumbi nga procedura e ngritjes në detyrë për pozicionin e kryetarit në Gjykatën e Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të shpallur  me vendimin 148, datë 31.03.2026 të Këshillit të Lartë Gjyqësor”.

- “Për verifikimin e plotësimit nga kandidati z. Dhimitër Lara të kritereve të kandidimit dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë për pozicionin e kryetarit në Gjykatën e Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të shpallur me vendimin 148, datë 31.03.2026 të Këshillit të Lartë Gjyqësor” / “Për përjashtimin e kandidatit z. Dhimitër Lara nga procedura e ngritjes në detyrë për pozicionin e kryetarit në Gjykatën e Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të shpallur  me vendimin 148, datë 31.03.2026 të Këshillit të Lartë Gjyqësor”.

- “Për verifikimin e plotësimit nga kandidati z. Erjon Çela të kritereve të kandidimit dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë për pozicionin e kryetarit në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të shpallur  me vendimin 162, datë 31.03.2026 të Këshillit të Lartë Gjyqësor” / “Për përjashtimin e kandidatit z. Erjon Çela nga procedura e ngritjes në detyrë për pozicionin e kryetarit në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të shpallur me vendimin 162, datë 31.03.2026 të Këshillit të Lartë Gjyqësor”.

- “Për verifikimin e plotësimit nga kandidati z. Ramiz Lala të kritereve të kandidimit dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë për pozicionin e kryetarit në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, të shpallur me vendimin nr. 165 datë 31.03.2026”/ “Për përjashtimin e kandidatit z. Ramiz Lala nga procedura e ngritjes në detyrë për pozicionin e kryetarit në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, të shpallur me vendimin nr. 165 datë 31.03.2026”.

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi t’u kërkojë kandidatëve paraqitjen e informacionit mbi aftësitë e tyre drejtuese dhe menaxheriale, si dhe eventualisht, provat me të cilat mbështeten këto aftësi. Për këtë arsye, Këshilli vendosi të shtyjë shqyrtimin e këtyre projektvendimeve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese