Hapësire reklamuese

Aktualitet

RENEA vijon negociatat për dorëzimin e Buzit, Drejtori i Policisë Fier jep detaje: Autori kërcënon se do t'i japë fund jetës

Shkruar nga Newsbomb
RENEA vijon negociatat për dorëzimin e Buzit, Drejtori i Policisë
Pamje nga vendi ku fshihet autori, Refit (Nertil ) Buzi

Drejtori i Policisë së Fierit, Erion Ahmeti, ka dhënë detaje të reja lidhur me krimin e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Vidhishtë të Roskovecit. Ku Nertil Buzi autori i dyshuar i ngjarjes vrau me armë zjarri ish-vjehrrit dhe plagosjen e ish-vjehrrës.

Ahmeti bëri të ditur se 35-vjeçari vazhdon t’i rezistojë policisë dhe ka kërcënuar se do t’i japë fund jetës nëse efektivët i afrohen.

“Autori i dyshuar vijon të bëjë rezistencë, duke kërcënuar: ‘Mos m’u afroni se do të vras veten’”, u shpreh drejtori i Policisë Fier.

Ai shtoi se në negociatat për dorëzimin e tij nuk janë përfshirë familjarët, ndërsa forcat e policisë kanë krijuar një perimetër të gjerë sigurie për lokalizimin e autorit dhe menaxhimin e situatës.

“Është krijuar një perimetër i gjerë për lokalizimin e tij”, tha Ahmeti, duke shtuar se negociatat për dorëzimin po vijojnë nga strukturat e posaçme të policisë.

Buzi dyshohet se vrau mëngjesin e sotëm ish-vjehrrin e tij, plagosi ish-vjehrrën dhe më pas mori me forcë ish-bashkëshorten. Pas ngjarjes, ai u arratis duke e mbajtur peng ish-partneren, të cilën e liroi disa orë më vonë, pasi zona u rrethua nga forcat speciale RENEA.

Një nga pistat kryesore të hetimit lidhet me konfliktet pas ndarjes së çiftit. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se Buzi nuk e pranonte ndarjen e kërkuar nga ish-partnerja e tij, e cila mund të ketë qenë një nga motivet që çuan në këtë krim të rëndë.

Ndërkohë, hetuesit po verifikojnë edhe një pistë të dytë, e cila lidhet me marrëdhëniet familjare dhe çështje ekonomike mes palëve. Mësohet se Buzi ka jetuar më herët në Angli dhe dyshohet se i kishte dërguar para ish-partneres së tij.

Siç kemi raportuar edhe më herët, gjatë arratisë Buzi ka shpërthyer në lot, duke akuzuar familjarët e ish-partneres se janë përgjegjës për humbjen e 730 mijë paundëve.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese